Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacion mbi dërgesat e naftës të lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane dhe rrjetet që lehtësojnë aktivitetet e tyre.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar prej kohësh Teheranin për përdorimin e rrjeteve ndërkombëtare të transportit dhe ndërmjetësimit për të anashkaluar sanksionet ekonomike dhe për të financuar aktivitete ushtarake dhe grupe aleate në rajon.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndodhet sot në Kinë i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio ku do të takohet me presidentit të Kinës Xi Jinping për të diktuar mbi konfliktin në Ukrainë, Lindjen e Mesme si dhe për arritjen një marrëveshje të qëndrueshme tregtare mes dy vendeve.
Trump, siguroi se nuk ka nevojë për ndihmën e NATO-s në përballjen me Iranin, sepse Uashingtoni tashmë e ka mposhtur ushtarakisht Republikën Islamike. "Isha thellësisht i zhgënjyer nga NATO-ja, e cila nuk ishte aty kur ne kishim nevojë për të. Ne nuk kemi nevojë për NATO-n, por nëse kishim nevojë për të, ata thjesht nuk ishin aty", u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për në Pekin.
Gjithashtu Trump tha se “nuk kemi nevojë as për ndihmën e Kinës” për përfundimin e luftës me Iranin.
"Do t'i kërkoj Presidentit Xi, një udhëheqësi me kalibër të jashtëzakonshëm, ta "hapë" Kinën në mënyrë që këta njerëz të shkëlqyer të mund të bëjnë magjinë e tyre dhe të ndihmojnë në ngritjen e Republikës Popullore në një nivel edhe më të lartë!" shkroi Trump.
Trump, ka sulmuar edhe një herë median në lidhje me luftën kundër Iranit. "Kur lajmet e rreme pretendojnë se armiku iranian po fiton epërsi, ushtarakisht, kundër nesh, ky është një akt TRADHTIE virtuale, duke pasur parasysh gënjeshtrën e plotë - dhe madje absurditetin - e një pretendimi të tillë", shkroi Trump në rrjete sociale.
Lajmi në përditësim...

Nicolas Maduro dhe Marco Rubio
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pozoi për një fotografi në bordin e Air Force One, gjatë rrugës për në Kinë, i veshur me kostumin Nike Tech, tashmë i njohur si ai i ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Ky i fundit e kishte veshur kostumin gri gjatë shoqërimit për në burgun federal në SHBA më 3 janar pasi u arrestua në Karakas.
"Sekretari Rubio vesh tutat e Nike Tech 'Venezuela' në Air Force One!", shkroi Drejtori i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, në llogarinë e tij X, duke postuar një foto të Rubios të mbështetur në njërën nga dyert e aeroplanit presidencial. Fotografia u bë shpejt virale në mediat sociale dhe u shpërnda kryesisht nga aktivistë republikanë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Komente







