Gjykatësi federal, David Hale, në Luisville të Kentaki-t ka hapur një proçes gjyqësor kundër presidentit Trump nën akuzën për nxitje të dhunës gjatë një tubimi në mars 2016 në Luisville pasi fjalimi i tij ishte një nxitje për protestuesit.
 
Tre protestues kanë ngritur një padi kundër Donald Trump, përkrahësve të tij dhe fushatës së tij presidenciale, me akuzën për nxitje të dhunës pasi ish-kandidati për president i ishte drejtuar turmës me fjalët “nxirrini jashtë”.  
 
Avokatët e presidentit të SHBA-ve kanë thënë se komentet e zotit Trump nuk nxisnin përkrahësit e tij për përdorim të forcës dhe se fjala e tij mbrohet nga amendamenti për lirinë e fjalës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com