Trump në Tel Aviv: E duam Izraelin,
jemi me ju, paqe në Lindjen e Mesme

Trump në Tel Aviv: E duam Izraelin,<br />jemi me ju, paqe në Lindjen e Mesme
“ E duam dhe e respektojmë Izraelin, jemi me ju” ishin këto fjalët e para të presidentit Trump sapo mbërriti në Tel Aviv, ku u prit nën masa të rrepta sigurie  nga kryeministri Benyamin Netanyahu i cili e falenderoi për vizitën.

Gjatë fjalës së tij në aeroportin e Ben Gurion manjati bëri thirrje për paqe duke prekur edhe një herë luftën kundër terrorizmit.

“ Gjatë udhëtimeve të mia këto ditë  kam gjetur arsye të reja shprese. Kemi mundësinë të sjellim stablititet dhe paqe në rajon.E ardhmja e paqtë është e sigurt vetëm nëse bashkëpunojmë. Gjatë kësaj vizite ne mund të rrisim bashkëpunimin tonë në luftën kundër terrorizmit dhe idelogjisë së tij dashakeqëse.Jemi ne ata që duhet të punojmë për të ndërtuar një të ardhme në mënyrë që kombet e rajonit të jetojnë në paqe dhe fëmijët tanë të rriten të lirë nga terrorizmi dhe dhuna", u shpreh Trump.

Sa i përket Iranit ai tha se ky shtet nuk duhet të lejohet që të zotërojë një armë bërthamore dhe se duhet të ndalojë së furnizuari me armë grupet terroriste. 

Duke u ndalur në udhëtimin e tij në Riad Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se kishte gjetur shpresë duke shtuar  se kishte arritur marrëveshje historike me liderët e botës arabe në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjisë së tij djallëzore.
 
Edhe Netanyahu e konsideroi vizitën e presidentit Trump një gur thelbësor për arritjen e paqes.

Sipas tij Izraeli është i gatshëm të përmbushë të gjitha detyrimet që të arrihet paqja dhe ti shtrijë dorën Palestinës me të cilën bisedimet për paqe, kanë ngecur qysh në vitin 2014.

[gallery]22377[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024