Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e tij, Barack Obama, duke thënë se ky i fundit e kishte fituar Nobelin "pa e ditur as vetë se pse".
"Nëse do të arrija të sjell paqe mes Ukrainës dhe Rusisë dhe do të isha president demokrat, a nuk do të ma jepnin Nobelin?" – tha Trump.
K.M/Shqiptarja.com"E di që Obama e mori pa ndonjë arsye dhe as nuk e dinte vetë pse. Ai e fitoi Çmimin Nobel pa bërë asgjë. Kjo është padyshim një situatë tipike liberale, por nëse duan të jenë të besueshëm, duhet të ma japin mua Nobelin.
![]()
Mendoj se mund ta fitoja për tre apo katër arsye të ndryshme, si për shembull për Marrëveshjet e Abrahamit."
Komente

