Trump-Nietos: Do nis ushtrinë
për njerëzit e 'këqinj' në Meksikë

Trump-Nietos: Do nis ushtrinë<br />për njerëzit e 'këqinj' në Meksikë
Presidenti Donald Trump është i vendosur në premtimet e tij me Meksikën. Tashmë pas urdhërit për ndërtimin e murit në kufi, rradhën e kanë njerëzit në Meksikë.
 
Manjati ka kërcënuar me anë të një telefonate homologun e tij meksikan Pena Nieto se do të dërgojë ushtrinë amerikane për t’u kujdesur për 'njerëzit e këqinj' në Meksikë nëse ushtria e këtij shteti nuk ia del të kujdeset për veten.
 
Mediat amerikane kanë siguruar transkripte të telefonatës ku thuhet se Trump ka dhënë ultimatum homologut të tij së nëse ushtria meksikane nuk do të arrijë të mbajë nën kontroll këto kartele, atëherë do të jenë trupat e ushtrisë amerikane ata që do ta bëjnë një gjë të tillë.

Me ‘bad hombres’ përkthyer njerëz të këqinj, manjati nënkupton kartelet e drogës dhe emigrantët e paligjshëm.
 
“Ju keni një bandë njerëzish të këqinj atje dhe nuk po bëni asgjë për ti ndaluar ata. Ushtria juaj është e frikësuar, por e jona jo, ndaj mund të dërgoj trupat e mi ushtarakë që të kujdesen për ta. Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë ”, mësohet ti ketë thënë Trump, homologut të tij, Nieto.
 
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë komentuar këtë lajm, ndërsa Departamenti për Marrëdhënie më Jashtë i Meksikës nuk ka pranuar ta trajtojë si kërcënim këtë telefonatë, por si një bisedë normale mes dy presidentësh të dy vendeve fqinje, të cilët duan të ndërtojnë një marrëdhënie konstruktive.
 
Raportet mes SHBA dhe Meksikës janë në një fazë shumë delikate. Pas urdhërit të Trump për të ndërtuar murin në kufi, marrdhëniet u acaruan edhe më shumë ndërsa takimi mes dy liderëv i parashikuar në janar u anulua pikërisht për shkak të kësaj cështjeje.
 
Më tej duke Trump ka kërkuar që koston për murin do ta paguajë meksika përndryshe do të vendosë taksa mbi importet që vijnë nga ky shtet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje