Një anije mallrash e Koresë së Veriut shpërtheu në flakë brenda Ngushticës së Hormuzit. Fatmirësisht nuk u raportua pë viktima, por autoritetet vendase thanë se po hetonin për një sulm të mundshëm. Ngjarja i parapriu disa sulmeve me dronë nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman, ç’ka shënojnë një rritje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Nën këtë situatë të tensionuar, Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Teheranin zyrtar se nëse sulmon anijet amerikanë në Ngushticën e Hormuzit, Irani do të shkatërrohet. Trump tha gjithashtu se nëse dikush tjetër do të kishte qenë President në vendin e tij, do të kishte pasur Luftë të Tretë Botërore.

Ky paralajmërim i Trump vjen pasi dje Presidenti amerikan tha se SHBA-të do të fillojnë të udhëheqin anijet e bllokuara për t’i nxjerrë nga Ngushtica e Hormuzit. Presidenti amerikan e ka quajtur operacionin “Projekti Liria” dhe paralajmëron se çdo ndërhyrje ndaj tij “do të trajtohet me forcë”.

“Për të mirën e Iranit, Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, u kemi thënë këtyre vendeve se do t’i udhëheqim anijet e tyre në mënyrë të sigurt jashtë këtyre rrugëve ujore të kufizuara,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale të dielën, megjithëse nuk specifikoi se cilat vende do të përfitojnë nga kjo ndihmë.

Ushtria amerikane thotë se në operacion do të përfshihen “shkatërrues raketash, mbi 100 avionë dhe 15,000 ushtarë”. Por një funksionar i lartë iranian dhe ish-komandant i Gardës Revolucionare të Iranit, Ebrahim Azizi, thotë se “çdo ndërhyrje amerikane” do të “konsiderohej shkelje e armëpushimit”.

Megjithatë presidenti i SHBA-së ka dhënë të tjera udhëzime për Marinën amerikane në Hormuz duke e autorizuar për të goditur çdo mjet lundrues që tenton kalimin në Ngushticë, përfshirë dhe mjetet e vogla si dhe bazat raketore iraniane.

Nga ana tjetër, mediat iraniane pretenduan më herët sot se ushtria iraniane kishte qëlluar të shtëna paralajmëruese për një anije luftarake amerikane në Hormuz, lajm i cili është përgënjeshtruar nga Komanda Qendrore e SHBA-së.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë jetike detare në Gjirin Persik për transportin e naftës dhe gazit, si dhe për anijet me kontejnerë. Ajo ka qenë e bllokuar për javë të tëra për shkak të sulmeve iraniane dhe një bllokade të mëvonshme detare nga SHBA-të. Rreth 20,000 marinarë dhe 2,000 anije kanë ngecur në ngushticë që nga fillimi i luftës SHBA-Iran, tha javën e kaluar kreu i Organizatës Ndërkombëtare Detare.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Trump: Pa mua do të kishte Luftë të Tretë Botërore

1777221405_donaldtrump.JPG

Foto: Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nëse ai nuk do të ishte, do të kishim Luftën e Tretë Botërore.

"Nëse personi i gabuar do të ishte në vendin tim, do të kishim Luftën e Tretë Botërore", tha Donald Trump.

Trump përsëriti se çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara do të bien ndjeshëm sapo të mbarojë lufta me Iranin.

 "Ata menduan se nafta do të kushtonte 300 dollarë për fuçi, dhe tani është 100 dollarë për fuçi, dhe unë mendoj se po bie. Dhe mendoj se do të bjerë ndjeshëm sapo të mbarojë kjo", shtoi presidenti amerikan.

Ora 22:15
Media: SHBA-të dhe Izraeli po shqyrtojnë hakmarrjen për sulmin e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

1777925847_xftuopp.JPG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli po shqyrtojnë një përgjigje ushtarake ndaj sulmeve të Iranit në Emiratet e Bashkuara Arabe, raportoi gazeta Israel Hayom.

Sipas medias izraelite, objektivat përfshijnë lëshues raketash dhe objektiva të tjera ushtarake që kërcënojnë Ngushticën e Hormuzit, si dhe objekte energjetike në Iran.

Ora 21:48
Teherani: Sulmi në rafineritë e naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe i atribuohet aventurizmit amerikan

1777924197_Emiratetebashkuara.JPG

Irani ia ka atribuuar përgjegjësinë politike Shteteve të Bashkuara për sulmet ndaj rafinerive të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Televizioni shtetëror IRIB e raportoi këtë, duke cituar komentin e një oficeri të lartë ushtarak iranian mbi zjarrin që shpërtheu në objektin e Fujairah.

"Republika Islamike nuk kishte asnjë plan të paracaktuar për të sulmuar këto rafineri nafte dhe ajo që ndodhi ishte rezultat i aventurizmit të ushtrisë amerikane në krijimin e një korridori për kalimin e paligjshëm të anijeve përmes kanaleve të ndaluara të Ngushticës së Hormuzit", tha oficeri. Prandaj, shtoi ai, "ushtria amerikane duhet të mbahet përgjegjëse".

Ora 21:28
Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve janë të papranueshme

Foto: Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i cilësoi sulmet iraniane ndaj Emirateve të papranueshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se Europa do të vijojë të bashkëpunojë me partnerët e saj për një zgjidhje diplomatike në luftën në Lindjen e Mesme.

"Sot, partneri ynë, Emiratet e Bashkuara Arabe, është shënjestruar përsëri nga sulme të egra me raketa dhe dronë nga Irani. Shpreh solidaritetin tim të plotë me Mohamed Bin Zayed, popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe partnerët tanë në të gjithë Lindjen e Mesme.

 Këto sulme janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare. Siguria në rajon ka pasoja të drejtpërdrejta për Evropën. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë për deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund veprimeve brutale të regjimit iranian, si kundër fqinjëve të tij ashtu edhe kundër popullit të tij", shkroi ajo.

Ora 20:47
Pasdaran: Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmarrin veprime të paarsyeshme, ato do të jenë shënjestra

Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare, duke cituar një burim ushtarak, shkroi se nëse Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmarrin një veprim "të paarsyeshëm", të gjitha interesat e tyre do të bëhen shënjestra të Republikës Islamike dhe asnjë pjesë e objekteve të tyre nuk do të jetë e sigurt.

"Deri më tani, Emiratet nuk kanë njoftuar ndonjë kërcënim zyrtar", tha burimi ushtarak.

"Por nëse Emiratet do të bëhen një gur shahu i Izraelit dhe do të bëjnë një gabim, ata do të mësojnë një mësim që nuk do ta harrojnë kurrë".

"Emiratet e Bashkuara Arabe e dinë se ndodhen në një situatë jashtëzakonisht të brishtë dhe se pasiguria është një helm absolut për të. Nëse ata do të përsërisnin gabimin e Luftës 40-Ditore, ne do të braktisim çdo përmbajtje dhe do ta trajtojmë këtë fole sioniste si një pjesë integrale të regjimit sionist", shtoi i njëjti burim.

Ora 20:42
Trump: Irani do të shkatërrohet nëse sulmon anijet amerikane në Ngushticën e Hormuzit

1777226229_Trump41024x576.jpg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se Irani do të shkatërrohet nëse sulmon anijet amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Komentet Trump i bëri për Fox News, në një moment që SHBA-të kanë nisur një operacion për nxjerrjen e anijeve të bllokuara të mallrave nga Ngushtica e Hormuzit.

Ora 20:36
Sulmet e Iranit, CNN: Një sistem sekret izraelit i Kupolës së Hekurt u aktivizua në Emiratet e Bashkuara Arabe

1777919855_dytiopp.JPG

Një sistem mbrojtës ajror izraelit i vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte i përfshirë në kapjen e raketave iraniane, tha për CNN një burim i njohur me çështjen.

Izraeli kishte vendosur fshehurazi një sistem mbrojtës ajror "Iron Dome" dhe ushtarët e ngarkuar me operimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të luftës me Iranin, duke forcuar mbrojtjen e kombit të Gjirit Persik.

Vendosja e sistemit, e raportuar për herë të parë nga Axios, ishte një shenjë e qartë e bashkëpunimit në rritje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore mund të jenë përdorur gjithashtu për të kapur raketat iraniane që po vinin. Të paktën tre raketa u kapën, sipas zyrtarëve. Nuk ishte menjëherë e qartë se sa u rrëzuan nga sistemi "Iron Dome".

Ora 19:34
Mediat iraniane: Nuk kishim ndërmend të sulmonim Emiratet e Bashkuara Arabe

1777404009_flamuriiiranit.jpg

Irani "nuk kishte ndërmend të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe", deklaroi televizioni shtetëror iranian, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar, pasi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ishte goditur nga katër raketa të lëshuara nga Irani.

Emiratet i përshkruan këto sulme të fundit iraniane, të cilat përfshinin edhe sulme me dronë, si një "përshkallëzim të rrezikshëm". Sulmet, të parat që nga armëpushimi midis Teheranit dhe Uashingtonit, vijnë pasi Trump njoftoi nisjen e një operacioni për të rivendosur lundrimin në Hormuz.

Ora 18:52
Emiratet: Rifillimi i sulmeve nga Irani është i papranueshëm

“Rifillimi i sulmeve nga Republika Islamike përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm, një veprim të papranueshëm dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ne dënojmë fuqimisht sulmet e vazhdueshme të papritura të Republikës Islamike me raketa dhe dronë”, shtoi ajo.

Këtë të hënë Irani lëshoi katër raketa, ku tre prej tyre u kapën nga mbrojtja raketore dhe një tjetër ra në det.

Ora 18:49
Sulmohet një ndërtesë banimi pranë Ngushticës së Hormuzit në Oman

1777913467_gfyiuoo.JPG

Një ndërtesë që strehon punëtorë emigrantë në Bukha, pranë Ngushticës së Hormuzit në Oman, u godit në një sulm.

Sipas mediave të huaja, rrethanat e sulmit po hetohen nga autoritetet lokale, raportoi Agjencia e Lajmeve Omani, duke shtuar se dy persona u plagosën.

Ora 17:31
Irani sulmon me 4 raketa Emiratet e Bashkuara Arabe! 3 prej tyre u kapën nga mbrojtja raketore, tjetra ra në det

1775392695_raketa.JPG

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se Irani lëshoi katër raketa drejt territorit të tyre.

"Tre prej raketave u interceptuan mbi ujërat territoriale dhe një e katërta ra në det”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Më herët gjatë ditës mijëra qytetarë në Dubai morën një alarm urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë.

Mesazhi, i dërguar në anglisht dhe arabisht, paralajmëronte se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u bënte thirrje qytetarëve të kërkonin menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.

Në njoftim rekomandohej gjithashtu që banorët të qëndronin larg dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura, si dhe të prisnin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.Alarmi mbante firmën e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ora 17:18
Rritet numri i të vdekurve dhe të lënduarve në sulmet izraelite në Liban, të paktën 2696 viktima dhe 8264 të plagosur

1777642628_tdruio.jpg

Një total prej 2,696 personash kanë vdekur në Liban që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij më 2 mars.

Numrin e të vdekurve e njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Bejrut, e cila njoftoi po ashtu se 8,264 persona janë plagosur.

Sulmet izraelite në Liban kanë vazhduar pavarësisht një armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit të rënë dakord më 17 prill.

Nga ana tjetër, Izraeli njoftoi se 17 ushtarë të tij u vranë në Libanin jugor, ndërsa dy civilë u vranë në sulmet e Hezbollahut.

Ora 17:10
Teherani: Asnjë anije tregtare nuk ka kaluar nëpër Hormuz

1775386996_ngushticaehormuzit.jpg

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se asnjë anije tregtare apo cisternë nafte nuk kishte kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit në orët e fundit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.

IRGC i hodhi poshtë pretendimet që u atribuohen zyrtarëve amerikanë, duke i quajtur ato "të pabaza dhe gënjeshtra të plota".

Ora 16:49
Shpërthen në flakë një anije e Koresë së Jugut brenda Ngushticës së Hormuzit, dyshohet të jetë sulmuar

1776259258_xxdrytii.jpg

Një anije e Koresë së Jugut ka shpërthyer në flakë në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Ministrisë së Jashtme Koreane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:40 të mbrëmjes, sipas kohës së Seulit. Sipas autoriteteve të Seulit, dyshimet janë se anija është sulmuar. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për viktima.

"Një shpërthim dhe zjarr ndodhi në bordin e një anijeje të operuar nga një kompani anijesh koreano-jugore që ishte në ndaluar pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, brenda Ngushticës së Hormuzit. Aktualisht nuk ka viktima të raportuara", njoftoi Ministria.

Ora 16:38
Macron: Përparësi, rihapja e Ngushticës së Hormuzit! Europianët duhet të reagojnë ndaj sjelljes spekulative

1775651270_emmanuelmacron.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është një çështje me përparësi.

"Prioritet është rihapja paqësore dhe e koordinuar e Ngushticës së Hormuzit, së bashku me monitorimin dhe transparencën", tha mes të tjerash Macron.

Komentet Macron i bëri në Yerevan, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, nga ku theksoi se "nëse ka fitime të tepërta ose sjellje spekulative, evropianët do të duhet të reagojnë".

Ora 16:36
Zëdhënësi i Pasdaran: Do të ketë pasoja për anijet që shkelin rregullat tona në Hormuz

1775831240_ngushticaehormuzit.webp

Nuk janë bërë ndryshime në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit dhe "çdo anije civile ose tregtare që vepron në përputhje me protokollet e tranzitit të Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe lëviz përgjatë rrugës së caktuar në koordinim do t'i garantohet kalim i sigurt", tha zëdhënësi i IRGC-së, Gjenerali i Brigadës Hossein Mohebi.

"Çdo aktivitet detar që bie ndesh me rregullat e deklaruara të Marinës së IRGC-së do të përballet me pasoja të rënda dhe anijet që shkelin rregullat do të ndalohen me forcë", shtoi ai.

Gjenerali u bëri thirrje "të gjitha kompanive të transportit detar dhe siguruesve të ngarkesave të ndjekin rekomandimet dhe paralajmërimet zyrtare" të IRGC-së. Deklaratat e Mohebi-t vijnë pasi Shtetet e Bashkuara nisën Operacionin Projekti Liria për të siguruar kalim të sigurt për anijet e bllokuara në Ngushticë.

Si pjesë e kësaj iniciative, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) raportoi se dy anije tregtare kaluan me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe janë në rrugë të sigurt për në destinacionin e tyre.

Ora 15:42
Operacioni ‘Liria’ i SHBA në Hormuz, kalojnë dy anijet e para amerikane

1775918114_hormuzi.jpg

Dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas Qendrës së Komandës së Ushtrisë Amerikane. "Shkatërruesit me raketa të telekomanduara të Marinës Amerikane po operojnë aktualisht në Gjirin Arabik, pasi kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit në mbështetje të Projektit Liria. Forcat amerikane po kontribuojnë në mënyrë aktive në përpjekjet për të rivendosur tranzitin për anijet tregtare. Si hap i parë, dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe janë në rrugë të sigurt drejt destinacionit të tyre", shkroi Centcom në X.

Ora 15:27
SHBA: Dy anije amerikane kaluan Ngushticën e Hormuzit, po kontribuojmë për rivendosjen e tranzitit për anijet tregtare

1776884198_ngushticaehormuzit.jpg

Dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas Qendrës së Komandës së Ushtrisë Amerikane.

"Shkatërruesit me raketa të telekomanduara të Marinës Amerikane po operojnë aktualisht në Gjirin Arabik, pasi kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit në mbështetje të Projektit Liria. Forcat amerikane po kontribuojnë në mënyrë aktive në përpjekjet për të rivendosur tranzitin për anijet tregtare. Si hap i parë, dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe janë në rrugë të sigurt drejt destinacionit të tyre", shkroi Centcom në ‘X’.

Ora 15:24
‘Irani qëlloi një anije amerikane’, Marina e SHBA përgënjeshtron: Nuk jemi goditur, po vijojmë misionin ‘Liria’

1775927062_hormuzi.jpg

"Asnjë anije e Marinës Amerikane nuk u godit. Forcat amerikane po mbështesin Projektin Liri dhe po zbatojnë një bllokadë detare të porteve iraniane." Kjo është sipas një postimi në platformën sociale X të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), duke mohuar pretendimet e Iranit se një anije luftarake amerikane u godit nga dy raketa ndërsa ishte në rrugë drejt Ngushticës së Hormuzit.

Ora 15:22
Media: Ushtria iraniane qëlloi një të shtënë paralajmëruese drejt një anijeje amerikane në Hormuz

1776091650_1773051630StraitofHormuz.webp

Irani qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje luftarake amerikane për ta penguar atë të hynte në Ngushticën e Hormuzit, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters, duke shtuar se nuk ishte e qartë nëse ishte shkaktuar ndonjë dëm.

Ora 15:20
Trump ashpërson bllokadën në Hormuz, ushtria iraniane të gatshëm për çdo skenar në Ngushticën e Hormuzit

1776542940_ngushticaehormuzit.JPG

Irani është i përgatitur për "çdo skenar" dhe nuk do të lejojë që anijet luftarake amerikane të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pa lejen e ushtrisë iraniane. Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, duke cituar një burim anonim ushtarak. "Të gjitha anijet duhet të mësojnë nga përvoja e luftës 40-ditore dhe të mos paguajnë çmimin për marrëzinë e Amerikës", shtoi burimi.

Ora 15:18
Media: Trump ndryshon rregullat e veprimit në Hormuz, autorizon ushtrinë të sulmojë motoskafët dhe bazat e raketave iraniane

1777614520_donaldtrump.webp

Donald Trump është gjithnjë e më i frustruar nga ngërçi në negociatat me Iranin dhe dëshiron të ndërmarrë veprime për të thyer fazën aktuale "as marrëveshje, as luftë". Një zyrtar amerikan i tha Axios, duke shpjeguar se presidenti "nuk dëshiron të rrijë duarkryq: ai dëshiron të ushtrojë presion dhe të arrijë një marrëveshje". Në këtë kontekst, rregullat e angazhimit në Ngushticën e Hormuzit thuhet se kanë ndryshuar: Forcat amerikane tani janë të autorizuara të godasin menjëherë çdo kërcënim për anijet tranzit, veçanërisht ato nga anijet Pasdaran ose vendet e raketave iraniane.

Sipas disa raporteve, një plan më agresiv iu paraqit Trump të enjten në mbrëmje, i cili përfshinte dërgimin e anijeve ushtarake për të rihapur me forcë ngushticën. Megjithatë, në minutën e fundit, presidenti thuhet se zgjodhi një strategji më të kujdesshme. Prandaj, vendimi ishte të shoqëroheshin anijet - si amerikane ashtu edhe jo-amerikane - duke ofruar udhëzime për të shmangur minat e mundshme dhe duke i mbajtur forcat e armatosura gati për të ndërhyrë në rast të sulmeve iraniane. Një sistem shoqërimi i afërt nuk është planifikuar aktualisht: njësitë detare dhe ajrore do të mbeten "në afërsi", gati për të vepruar.

Sistemi, i quajtur "Projekti Liri", përfshin shkatërrues me raketa të drejtuara, dronë, mbi 100 avionë dhe afërsisht 15,000 trupa. Megjithatë, kjo zgjedhje mbart rrezikun e përshkallëzimit. Një burim pranë presidentit flet për "fillimin e një procesi që mund të çojë në një përballje me iranianët", duke theksuar se misioni - i paraqitur si "humanitar" për të çliruar anijet e bllokuara - mund të shërbejë gjithashtu për të legjitimuar një përgjigje të mundshme ushtarake: "Nëse iranianët reagojnë, ata do të jenë ata që do të shihen si agresorë dhe ne do të kemi legjitimitetin për të ndërhyrë".

Ora 12:13
Irani: Ndaluam hyrjen në Hormuz të anijes amerikane

Ushtria iraniane pretendon se ka parandaluar një anije të Marinës së SHBA-ve të hynte në Ngushticën e Hormuzit.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se zyra e marrëdhënieve me publikun e ushtrisë ka thënë: “Me një paralajmërim të fortë dhe të shpejtë nga Marina e Republikës Islamike, hyrja e shkatërruesve armiq amerikanë dhe sionistë në Ngushticën e Hormuzit u parandalua.”

Ora 12:09
Mbi 100 avionë dhe 15 mijë trupa ushtarakë, Ja çfarë parashikon operacioni amerikan ‘Project Freedom’ për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, CENTCOM, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në operacionin “Project Freedom”, të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, me qëllim lirimin e anijeve të bllokuara në Ngushtica e Hormuzit.

Në një reagim në rrjetin social X, CENTCOM zbulon përmasat e ndërhyrjes: mbi 100 mjete ajrore, anije luftarake të pajisura me raketa, pajisje pa pilot dhe rreth 15 mijë trupa do të jenë pjesë e operacionit.

Pavarësisht kësaj force të madhe, detajet për mënyrën e ndërhyrjes mbeten të kufizuara. Një zyrtar amerikan i tha CNN se operacioni nuk do të përfshijë shoqërim të drejtpërdrejtë të anijeve në ngushticë.

Ora 09:38
Pakistani: SHBA do t’i dorëzojë Iranit 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes së sekuestruar

Njëzet e dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje kontejnere iraniane, e cila u sekuestrua nga SHBA-të muajin e kaluar, janë evakuuar në Pakistan dhe “do t’u dorëzohen autoriteteve iraniane sot”, thotë qeveria pakistaneze.

Forcat amerikane sekuestruan anijen Touska muajin e kaluar, pasi qëlluan drejt dhomës së motorit të saj. Irani e quajti këtë “pirateri”, ndërsa presidenti Trump tha se anija “u përpoq të kalonte bllokadën tonë detare dhe nuk përfundoi mirë për ta”.

Pakistani thotë se riatdhesimi i ekuipazhit është “një masë për ndërtimin e besimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Anija iraniane gjithashtu do të rikthehet në ujërat territoriale të Pakistanit për t’iu kthyer pronarëve të saj fillestarë pas riparimeve të nevojshme. Këto kthime po koordinohen njëkohësisht me mbështetjen e të dyja palëve, asaj iraniane dhe amerikane. Pakistani mirëpret masa të tilla për ndërtimin e besimit dhe do të vazhdojë të lehtësojë dialogun dhe diplomacinë, ndërsa ndjek përpjekjet e vazhdueshme për ndërmjetësim për paqen dhe sigurinë rajonale”, vijoi më tej.