Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump e ka nominuar Howard Lutnickun për Sekretar amerikan të Tregtisë – figurë e cila pritet të ketë qasje të ashpër ndaj Kinës.
Lutnick do të udhëheqë edhe agjendën shtetërore për tarifa dhe tregti, me “përgjegjësi direkte për Zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së”, ka thënë Trump përmes një deklarate.
Tarifat janë pikë kyçe në agjendën ekonomike të Trumpit dhe ai ka premtuar se do të vendosë masa tregtare gjithëpërfshirëse për të gjitha importet kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Lutnick është shef ekzekutiv i kompanisë për shërbime financiare Cantor Fitzgerald, dhe aleat i Trumpit.
Emri i tij ishte përmendur fillimisht për pozitën e Sekretarit të Thesarit.
Mirëpo, në fund ai është përzgjedhur për Tregti, departament më i vogël, i cili punon për të rritur industrinë amerikane dhe ka rol të rëndësishëm për të ulur varësinë e shtetit nga Azia.
Nën presidentin amerikan Joe Biden, Departamenti i Tregtisë i ka rritur kontrollet në eksport të teknologjive që mund të kërcënohen nga rivalë sikurse Pekini. Administrata Trump mund të ketë qasje edhe më të ashpër.
Përgjatë fushatës zgjedhore Lutnick ka mbështetur idenë për të vendosur tarifa prej 60 për qind në mallrat kineze, dhe 10 për qind në të gjitha importet tjera. /REL/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
83.4%
-
Jo
10.1%
-
Akoma
6.5%
Vota total: 199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tenis/ Adoleshenti Jakub Mensik mposht Novak Djokovic dhe fiton ‘Miami Open’
1 Prill, 12:27
-
Trump reagon për dënimin e Marine Le Pen në Francë, e krahason me problemet e tij me drejtësinë: Ngjan shumë si me këtë vend
1 Prill, 11:55
-
'Von der Leyen më ofendoi', kryeministri i Sllovakisë: Më quajti idiot se fola me Trump
1 Prill, 08:19
-
VIDEO/ Pamje spektakolare si në filma, momenti kur ushtarët amerikanë dorëzojnë 17 trafikantë droge tek autoritetet e El Salvadorit
31 Mars, 22:20
-
Negociatat për armëpushim në Ukrainë, Krisafi tregon arsyet pse Moska devijon vazhdimisht: SHBA s’ka gjë në dorë për ta detyruar
31 Mars, 20:49
-
Polonia nënshkruan kontratë 2 miliardë dollarë me SHBA për mbrojtjen ajrore
31 Mars, 20:27
-
Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe për Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, pa ikur ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren
31 Mars, 18:53
-
Gjenden të vdekur tre prej katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani
31 Mars, 17:57
-
Trump thotë se marrëveshja për shitjen e TikTok te një kompani amerikane do të arrihet para të shtunës
31 Mars, 16:56
-
Roli sekret i SHBA në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
31 Mars, 16:00
-
Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve (VIDEO)
31 Mars, 14:15
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars, 11:31