Trump nuk dorëzohet, "kërcënon"
sërish NATO-n

Trump nuk dorëzohet, "kërcënon"<br />sërish NATO-n
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump , është tepër i “kënaqur” me zotimet e aleatëve të NATO-s,për të rritur shpenzimet në mbrojtje, por ai paralajmeroi se do të tërhiqet nga aleanca nëse aleatët nuk i përmbushin premtimet.
 
“Ai nuk do të mbetet në NATO nëse NATO nuk bën më tepër përparim së shpejti”, tha zyrtari amerikan.
 
Ndërkohë një muaj më parë, Trump ka thënë se aleanca nuk është më “organizatë e vjetëruar”.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar  shpesh aleatët e NATO-s, duke thënë se nuk bëjnë sa duhet  për mbrojtjen dhe për të  luftuar terrorizmin.
 
Në përgjigje të gjitha vëndet e NATO-s i janë bashkuar koalicionit që lufton grupin militant Shteti  Islamik në Siri dhe Irak.
 
Trump do të mbajë një takim me lider të tjerë të NATO-s në një samit në Bruksel në 25 maj.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë