Trump: Papa? Personazh politik
Ati: S'je i krishterë,s'do emigrantët

Trump: Papa? Personazh politik<br />Ati: S'je i krishterë,s'do emigrantët
Papa Françesku, në një bisedë me gazetarët gjatë udhëtimit të tij të kthimit nga Meksika në Romë, ka deklaruar se kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump nuk është i krishterë, pasi një i krishterë nuk mund të ketë pikëpamjet që ai ka për emigrantët.Ndërsa pak ditë më parë manjati është shprehur se Ati i Shenjtë është  një person shumë politik.

“Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve dhe jo për ndërtimin e urave, nuk është i krishterë”, ka thënë Ati  i Shenjtë.
Trump, biznesmeni miliarder, është zotuar se nëse bëhet president do të dëbojë afro 11 milionë emigrantë pa dokumente.

“Them vetëm se ky person nuk është i krishterë nëse thotë gjëra të tilla”, është shprehur Papa Françesku.

Ditë më parë, në një intervistë për Fox Neës, Trump ka thënë se Papa Françesku është një person “shumë politik”.
“Papa është person shumë politik. Mendoj se ai nuk i kupton problemet e vendit tonë. Mendoj se ai nuk e kupton rrezikun që na kanoset nga kufiri i hapur që kemi me Meksikën”, ka thënë Trump.

Manjati është shprehur duke thënë se kur ISIS të sulmojë Vatikanin, Atit të Shenjtë do t'i vijë keq që  nuk do të jetë  president.

Redaksia online
(E.M /Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk