Trump paralajmëron Comey: Uroj të
mos ketë regjistrime të bisedave tona

Trump paralajmëron Comey: Uroj të<br />mos ketë regjistrime të bisedave tona
 “James Comey duhet të shpresoj që nuk ka regjistrime të bisedave tona përpara se të nis të flas me shtypin” kështu u shpreh në rrjetin social tëitter presidenti Trump duke lënë të kuptohet se deklaratat e ish drejtorit të FBI James Comey nuk do të mirëpriten aspak nga manjati.

Këtë të martë kreu i Shtepisë së Bardhë shkarkoi nga detyra kreun e FBI i cili ishte duke hetuar mbi lidhjet e mundshme të Rusisë me stafin e manjatit gjatë fushatës presidenciale.

Por Trump nuk ndalet bën edhe një tjetër kërcënim të paprecedentë ai kërkon të anulohen të gjitha njoftimet për shtyp  dhe të flitet vetëm për deklarata të saktësuara mirë.

“Sërish historia se ka patur lidhje mes rusëve dhe fushatës së Trump, një histori e ndërtuar nga demokratët si një preteks që kanë humbur zgjedhjet dhe media gënjështare, fake media është kapur pas kësaj teme” shkruan Trump i cili sërish sulmon  shtypin i cili publikoi deklaratat e tij që binin në kontradiktë me pjesëtarët e tjerë të stafit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie