Nga Shtëpia e Bardhë janë publikuar për mediat porositë nga fjalimi që Trump do të mbajë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator të zhvilluar në Qendrën e Kongresit të Gaylord.
"Sot, njoftoj se do të zbatojmë sanksionet më të gjera kundrejt regjimit të Koresë së Veriut. Departamenti i Thesarit së shpejti do të njoftojë hapa të rinj kundrejt burimeve të të ardhurave nga karburantet dhe të ardhurat e financuara nga programi bërthamor i regjimit, duke vendosur në objektiv 56 anije, kompani të transportit dhe kompani komerciale që ndihmojnë në shpëtimin e Koresë së Veriut nga sanksionet", pritet që presidenti Trump të theksojë në fjalimin e tij.
d.c./shqiptarja.com