Vetëm pak orë pasi Donald Trump u tha liderëve evropianë se Vladimir Putin ishte “i lodhur” dhe dëshironte t'i jepte fund luftës, Rusia ndërmori një nga sulmet më masive ajrore ndaj Ukrainës.

Bombardimet ndodhën pas takimit trepalësh mes Putinit, Trump dhe Xi Jinping në Kinë, ku tre liderët e paraqitën veten si një forcë për paqen në botë.

Megjithatë, në vend të një sinjali për uljen e tensioneve, Moska lëshoi rreth 100 raketa dhe 400 dronë drejt Ukrainës.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi disa orë pasi Putin u largua nga Kina, pas një dite takimesh në Shenzhen me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping.

Bisedimet nuk arritën të sjellin ndonjë përparim në luftën më shumë se katërvjeçare të Moskës në Ukrainë dhe duket se u përdorën nga Putini si një mundësi për të përsëritur kërkesat e tij maksimaliste dhe narrativat e rreme rreth konfliktit para një audience globale./CNN


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putini bombardon dy urat në Kiev, pesë të vdekur! Raketë ruse pranë kufirit të Polonisë, ngrihen avionët luftarakë, kryeministri polak: Nuk ka kërcënim nga ajri!