Foto: Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një postim në rrjetin social Truth Social, ku paralajmëron për një veprim të mundshëm të madh kundër Iranit.

Trump përdor një gjuhë të ashpër ndaj regjimit iranian dhe bën thirrje që të ndiqen zhvillimet që pritet të ndodhin gjatë ditës.

“Shikoni çfarë do të ndodhë sot me këta të çmendur. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bëj këtë”, shkruan Trump në postimin e tij.

Ai shton gjithashtu se, sipas tij, Shtetet e Bashkuara po shkatërrojnë plotësisht regjimin iranian në disa drejtime.

“Po shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, thekson ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ SHBA-të miratojnë blerjen e naftës ruse të bllokuar në det deri më 11 prill! Vritet ushtari francez në Irak! Shpërthime në Dubai