Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, pavarësisht nëse kjo gjë sipas tij, e bën ose jo të lumtur Papa Leonen XIV.
"Është shumë e thjeshtë: Pavarësisht nëse e bëj Papën të lumtur apo jo, Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore", tha Trump.
Ky është "mesazhi" i Donald Trump për Leon XIV në prag të takimit të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio në Vatikan nesër me Papën e parë amerikan në histori.
"Ai dukej sikur po thoshte se mund ta bëjnë. Dhe unë them se nuk mund ta bëjnë, sepse nëse kjo do të ndodhte, e gjithë bota do të mbahej peng. Dhe ne nuk do t'i lejojmë. Ky është mesazhi im i vetëm", shtoi presidenti për gazetarët.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër! Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz










