Trump përgatitet për inaugurimin,
Washingtoni për protesta

Trump përgatitet për inaugurimin,<br />Washingtoni për protesta
Washingtoni do të pres ditën e sotme disa qindra mijëra amerikanë, shumë prej të cilëve do të festojnë inaugurimin e presidenti të zgjedhur Trump, por edhe shumë të tjerë do të protestojnë kundër inaugurimi të tij.

E ndërkohë që Trump përgatitet për ceremoninë e ingaurimit të tij, Ëashington, ku Trump do të kalojë 4 vitet e mandatit të tij presidencial është duke u përgatitiur për protesta.

Sipas autoriteteve do të jenë më shumë se 900 mijë pjesëmarrës në ceremoni dhe qëllimi i tyre është të mbajnë të ndarë turmat që janë mbështetëse të Trump dhe ato që janë në Washington për të protestuar.

Autoritetet kanë marrë masa për të shmangur incidentet e mundshme gjatë ceremonisë, ku mësohet se një gardh prej 4.5 metrash i lartë është ngritur rreth distriktit të qendrës kombëtare dhe është përforcuar nga një barrierë makinash.

Ndërkohë në shumë rrugë të qytetit mund të shihen barriera të përbëra nga thes me rërë.

Gjatë tre ditëve të para të presidencës së tij, Trump do të përballet me 3 marshime në Washington, ku më e madhja është ajo datës 21 janar, e cila është organizuar nga gratë.

Gjithashtu më 20 janar do të ketë edhe një marshim pro Trump, i organizuar nga një grup motoçiklistësh.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat