Trump përgatitet për zgjedhjet e
2020, optimist për mandatin tjetër

Trump përgatitet për zgjedhjet e<br />2020, optimist për mandatin tjetër<br>
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për një rikandidim të mundshëm për një mandat të dytë në vitin 2020, njoftoi sot emërimin e drejtorit të fushatës në ‘’komitetin e tij të rizgjedhjes’’.

Ishte pikërisht Brad Parscale që iu ngarkua stategjia dixhitale gjatë zgjedhjeve të 2016, i cili do të mbajë këtë post, sipas një deklarate të stafit të presidentit Trump. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane do të mbahen pas gati 1 000 ditësh, më 3 nëntor 2020.

Trump, 71 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur dëshirën për fitoren e një mandati të dytë. “Ne kemi ende edhe shtatë vite para’’, u shpreh ai javën e kaluar gjatë një takimi të madh të përvitshëm të konservatorëve amerikanë.

Thuajse në mënyrë të përsëritur, ai ironizon dobësinë e kundërshtarëve të tij me peshë në radhët e demokratëve për të dëshmuar më së miri bindjen e tij që do të qëndrojë për një periudhë tetë vjeçare në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Brad (Parscale) ka luajtur një rol të rëndësishëm për të sjellë një qasje strikte të teknologjisë dhe menaxhimit të të dhënave gjatë fushatës së 2016, theksoi Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)