Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të hënë (3 shkurt 2025) shtyrjen me një muaj të tarifave doganore 25% ndaj mallrave të Meksikës.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Truth Social”, presidenti republikan shprehet se ai ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum.
Republikani 78-vjeçar shkruan se presidentja Sheinbaum, ka pranuar dërgimin e 10 mijë ushtarëve meksikanë në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-ve, me qëllim ndalimin e trafikimit të fentanilit dhe emigracionit të paligjshëm.
“Sapo kam folur me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës. Ishte një bisedë shumë miqësore gjatë së cilës ajo ra dakord të dërgojë menjëherë 10,000 ushtarë meksikanë në kufirin që ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara. Këta ushtarë do të jenë të caktuar posaçërisht për të ndaluar fluksin e fentanilit dhe migrantëve të paligjshëm në vendin tonë. Ne gjithashtu ramë dakord të pezullojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore, gjatë së cilës do të zhvillojmë negociata të udhëhequra nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick, së bashku me përfaqësues të nivelit të lartë nga Meksika. Mezi pres të marr pjesë në këto negociata me Presidenten Sheinbaum, ndërsa përpiqemi të arrijmë një “marrëveshje” midis dy vendeve tona”,- shkruan Trump.
Tarifat doganore të vendosura nga SHBA, ndaj Meksikës në masën 25%, hynë në fuqi më 1 shkurt, paralelisht me tarifat ndaj Kanadasë dhe Kinës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Janar, 18:35
Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?
-
Po
11.1%
-
Jo
82.6%
-
Jam i/e dyzuar
6.4%
Vota total: 235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Trump e zë gjumi në Zyrën Ovale, reagimi i vogëlushes bëhet viral (VIDEO)
15 Janar, 13:41
-
Media: Trump do të donte që veprimi ushtarak në Iran të ishte i shpejtë dhe vendimtar
15 Janar, 11:59
-
Deklaratat e Trump, reagon Kremlini: Presidenti i SHBA ka të drejtë, është Zelensky që po pengon marrëveshjen e paqes
15 Janar, 11:51
-
Trump vë në pikëpyetje mbështetjen e e udhëheqësit të opozitës iraniane: Nuk e di nëse do e marrë pushtetin
15 Janar, 11:06
-
Turizmi dhe vizitat në SHBA vijojnë normalisht! Ambasada amerikane në Tiranë shpjegon pezullimin e vizave të emigrimit
15 Janar, 10:48
-
Ish-këshilltari i Trump i pret shpresat Berishës: Vendimet për shpalljet 'non grata' merren mbi baza faktike dhe gjeopolitike, jo si rezultat i lobimeve
15 Janar, 10:35
-
SHBA ‘ngriu’ vizat e emigracionit, Spiropali i përgjigjet opozitës: Shpifni sikur Trump ka futur Shqipërinë në listën e zezë, askush nuk ndalohet të udhëtojë si turist e student (VIDEO)
15 Janar, 09:56
-
Tentoi të arratisej gjatë kontrollit, policia në SHBA qëllon me armë dhe plagos emigrantin e paligjshëm nga Venezuela
15 Janar, 08:31
-
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
15 Janar, 08:26
-
Arktik, si e ‘shkatërroi’ Trump marrëveshjen me vendet perëndimore! Hija e Rusisë qëndron mbi Svalbard
15 Janar, 07:58
-
Takimi për Groenlandën dështon, trupat evropiane në ishull, por Trump këmbëngul: Ne kemi nevojë për të!
15 Janar, 07:07
-
Armët që SHBA-të mund të përdorin në çdo sulm të ri ndaj Iranit
14 Janar, 22:50