Trump: Pheniani do të zbatojë marrëveshjen për çarmatim bërthamor

Trump: Pheniani do të zbatojë marrëveshjen për çarmatim bërthamor

Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump u shpreh se ka besim se kreu i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të "zbatojë kontratën e nënshkruar" që parashikon çnuklearizimin nga ana e Penianit.

Ai tha gjithashtu se Pekini mund të ushtrojë presion negativ mbi marrëveshjen "për shkak të qëndrimit amerikan në tregtinë me Kinën".

Komenti i bërë sot në Twitter vjen pas akuzave të bëra gjatë fundjavës nga Koreja e Veriut, sipas së cilës Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka paraqitur kërkesa “prej gangsterësh” që Pheniani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut. Pheniani tha se bisedimet "ishin për të ardhur keq".

Ndërkaq, kryediplomati amerikan vazhdon t’i përshkruajë bisedimet e tij me zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut si "produktive", edhe pse Koreja e Veriut kritikoi ashpër qëndrimin e SHBA ndaj negociatave.

Pompeo tha se diplomatët e Koresë së Veriut "nuk reaguan negativisht” gjatë diskutimeve me të në Phenian. Ai tha se "shpreson" se në negociatat me Korenë e Veriut do të ketë një "rrugë për të ecur përpara".

Vizita e tretë e Pompeo në Korenë e Veriut vjen ndërkohë që njoftohet se sipas vlerësimeve të zbulimit amerikan, Kim Jong Un vazhdon të zhvillojë infrastrukturën për programin e tij bërthamor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë