Trump: Politika e jashtme e
Obamës një katastrofë totale

Trump: Politika e jashtme e<br />Obamës një katastrofë totale
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, ka detajuar politikën e tij të jashtme, gjatë një fjalimi një ditë pas fitores në 5 shtete në zgjedhjet primare. Trump, favorit për kanidaturën republikane në Presidencialet 2016, tha se në qendër të politikës së tij do të jetë Amerika e para.

Ai e quajti politikën e jashtme të ndjekur nga administrate e Obamës si”një katastrofë totale”.

Të martën, Trump e cilësoi veten e tij si “kandidati i paragjykykuar;, pas fitores në primaret duke pohuar fitoren në Connecticut, Delaware, Rhode Island, Maryland dhe Pennsylvania.

Por çfarë ka thënë Trump për politikën e tij të jashtme?
Trump, gjatë analizimit të politikës së tij të jashtme, me një telepromter, tha se nëse si zgjidhet, nuk do të ketë një “doktrinë të Trump”, por do të jetë fleksibël ndaj ndryshimeve.

Ai tha se asnjë kandidat nuk do të tregohej kaq i ashpër me Shtetin Islamik dhe se ai do të dobësojë militantët duke u prerë eksesin e tyre në furnizimet me naftë.

Armët nukleare
Kërcënimi bërthamor dhe rreziku i përhapjes është problemi më i madh në botë, pati thënë Trump për New York Times muajin e kaluar. Përdorimi i një arme bërthamore, sipas Trump do të ishte absolutisht hapi i fundit.

Aleatët e SHBA
Trump ka cilësuar si të dobët rolin e SHBA-së në botë, duke bërë thirrje për rivlerësim të marrëdhënieve me disa nga aleatët e Uashingtonit. Teksa fliste në NYT mbi marrëdhëniet e SHBA-së me Japoninë, Trump ka thënë: Nëse do të sulmohemi, ata nuk do të na dalin në mbrojtje, por nëse ata do të sulmohen, ne do t’u vijmë në ndihmë. Dhe ky është një problem i vërtetë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja