Trump:President?Mendoja se do të
ishte më e lehtë

Trump:President?Mendoja se do të<br />ishte më e lehtë
Presidenti Donald Trump foli me tone nostalgjike ndërsa reflektonte mbi 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai tha se i pëlqente shumë jeta që bënte më parë. Merresha me aq shumë gjëra, tha ai.

Presidenti tha se tani i duhet të bëjë më shumë punë se sa në jetën e mëparshme. Mendoja se do të ishte më e lehtë, tha ai.

Presidenti Trump shprehu gjithashtu keqardhje për humbjen e privatësisë dhe e përshkroi jetën në Shtëpinë e Bardhë si brenda një guacke të vogël.

Ai tha se do të donte të shihte një zgjidhje diplomatike të tensioneve në rritje me Korenë e Veriut, por paralajmëroi se ka mundësi që SHBA të përfshihen në një konflikt “shumë, shumë të madh” me atë vend. Zeri i Amerikes

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike