Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Truth Social se Irani i ka kërkuar SHBA-së një "armëpushim".

"Do ta mendojmë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur dhe e lirë", tha presidenti amerikan, duke shtuar se ndërkohë sulmet vazhdojnë ("Deri atëherë, do ta bëjmë Iranin pluhur e hi, ose, siç thonë, do ta kthejmë në Epokën e Gurit!!!").

Në reagimin e Trump thuhet se "presidenti i regjimit të ri" ka bërë thirrje për armëpushim, por nuk është e qartë se kujt i referohet.

Irani, i cili zyrtarisht, nuk e ka ndryshuar presidentin e tij, ende nuk i është përgjigjur postimit të Trump.

Mbrëmë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, në një intervistë me Al Jazeera, mohoi se po zhvilloheshin bisedime me SHBA-në dhe riafirmoi gatishmërinë e Teheranit për të vazhduar luftimet.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran, Trump: Presidenti i ri kërkon armëpushim! Starmer: Samit ndërkombëtar për hapjen e Hormuzit