Presidenti italian Sergio Mattarella ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Presidenti i Republikës Mattarella u mirëprit përmes ceremonisë me Rojet e Nderit, ndërsa në hyrje të Shtëpisë së Bardhë ishin vendosur flamujt amerikanë dhe italianë.
Trump dhe Mattarella në dhomën ovale
“Është një nder i madh të takohesh me një njeri shumë të respektuar si ju, është kënaqësi të të kesh në Shtëpinë e Bardhë",- tha presidenti amerikan duke shpjeguar "se marrëdhëniet me Italinë janë të shkëlqyera, ato kurrë nuk kanë qenë kaq të mira ". Trump njoftoi se ai do të bisedojë me Presidentin Mattarella për problemin e tarifave, tregtisë, terrorizmit, çështjeve ushtarake si dhe në lidhje me krizën turko-siriane.
"Turqia po ankohet për kaq shumë gjëra tani, ne po merremi me Turqinë në mënyrën e duhur”, - tha Trump .
“E jona është një lidhje e fortë, jo vetëm një trans-Atlantike por mbi të gjitha humane", u përgjigj Mattarella.