Trump pret për vizitë princin e Arabisë
Saudite Mohammed ben Salman

Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë princin saudit të kurorës, Mohammed ben Salman, më 20 mars në Uashington, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

”Presidenti do të diskutojë në lidhje me forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite”, saktësoi zëdhënësja e ekzekutivit amerikan, Sarah Sanders, gjatë konferencës së përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ky njoftim bëhet i ditur pak orë pasi gazeta ”New York Times” raportoi se “disa personalitete saudite, shënjestra të një fushate antikorrupsion të iniciuar nga princi trashëgimtar saudit në muajin nëntor, u ishte privuar e drejta e fjalës së lirë dhe ishin bërë objekt i keqtrajtimeve fizike”, sipas së përditshmes amerikane.

E pyetur nëse do të diskutohej në lidhje me këto akuza me princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, zëdhënësja u përgjigj se nuk mund të parashikonte se ç’mund të ndodhte më 20 mars.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik

Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik