Trump provokon Kinën, Luftanija e 
SHBA i afrohet ishullit të pushtua

Një anije luftarake amerikane ka lundruar afër një ishulli të kontestuar në Detin e Kinës Jugore, të pretenduar nga Kina.

Anija luftarake amerikane, USS Stethem lundroi brenda 12 miljeve detare të ishullit Triton, i cili është pjesë e Ishujve Paracel dhe pretendohet gjithashtu nga Vietnami dhe Tajvani.

Kina e quajti masën e SHBA-së "një provokim serioz politik dhe ushtarak" dhe tha se do të merren "të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare".

I ashtuquajturi operacion "liria e lundrimit" ndodhi vetëm disa orë përpara se Presidenti i SHBA, Donald Trump, do të flasë në telefon me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Ky është operacioni i dytë i tillë i kryer gjatë presidencës së  Trump, pasi në maj, USS Dewey lundroi më pak se 12 milje detare nga një ishull artificial i ndërtuar nga Kina, i quajtur Mischief Reef, që është pjesë e Ishujve Spratly.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira