Trump provokon Pekinin, i shet armë Taivanit me vlerë 2.2 miliardë dollarë

Trump provokon Pekinin, i shet armë Taivanit me vlerë 2.2 miliardë dollarë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar në parim shitjen e armëve Tajvanit me vlerë 2.2 miliardë dollarë.

Njoftimi duket se ka për qëllim të irritojë Pekinin, i cili e konsideron Tajvanin një pjesë të territorit të saj dhe ka shprehur më parë "shqetësime serioze" për shitjen e mundshme të armëve.

Kongresi amerikan ditën e djeshme u informua për marrëveshjen e mundshme, e cila përfshinshitjen e 108 tankeve Abrams dhe rreth 250 raketave Stinger.

Ligjvënësit e SHBA kanë 30 ditë për të kundërshtuar shitjen, por mesa duket ata nuk kanë gjasa ta bëjnë këtë.

Kina i bën thirrje SHBA për "tërheqjen e menjëhershme të shitjeve të armëve në Tajvan".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang, cituar nga agjencia Xinhua, tha pas njoftimit të Departamentit të Shtetit se kontrata për shitjen e armëve në ishull është rreth 2.2 miliardë dollarë. Pekini, shtoi Geng, shpreh "pakënaqësi të fortë dhe opozitë të fortë" për këtë vendim të SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK