Vladimir Putin duhet t'i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë raketa. Kështu deklaroi Donald Trump për homologun e tij rus, raportet me të cilin duket se janë ftohur kohët e fundit pas anulimit të takimit të tyre në Budapest dhe sanksionimit të dy kompanive ruse të naftës. Presidenti i SHBA e cilësoi provën e djeshme të raketës së re me fuqi bërthamore nga Moska si "të papërshtatshme".

"Ai duhet t'i japë fund luftës, një luftë që duhej të zgjaste një javë së shpejti do të hyjë në vitin e saj të katërt. Kjo është ajo që ai duhet të bëjë në vend që të testojë raketa", tha Trump nga Bordi i Air Force One.

Lidhur me arsenalet bërthamore të të dy vendeve, Trump deklaroi se "ata nuk luajnë me ne, dhe ne nuk luajmë me ta". Kur u pyet për diskutimin e vazhdueshëm rreth përdorimit të mundshëm të aseteve të ngrira ruse në Evropë për një kredi për Ukrainën, Trump u përgjigj: "Do të duhet t'ia kërkoni Bashkimit Evropian. Unë nuk jam i përfshirë".

Ndërkohë, Vololymyr Zelensky, nga ana tjetër thotë se sanksionet e reja ndaj kompanive të naftës Lukoil dhe Rosneft të vendosura nga Trump do të bëjnë një ndryshim kundër Rusisë, por Ukraina ende ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar Putinin të ulet në tryezën e paqes. 

Një ditë më parë u raportua se Rusia kishte testuar raketën e re me fuqi bërthamore të quajtur Burevestnik. Sipas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov, raketa përshkroi 14,000 kilometra (8,700 milje) dhe qëndroi në fluturim për rreth 15 orë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
Moska: Asnjë iluzion për planin evropian të paqes

1761581384_aa.JPG

Rusia "nuk ka iluzione" për një plan paqeje evropian për Ukrainën, sepse politikat e vendeve të Evropës Perëndimore kanë qenë "krejtësisht të papërgjegjshme" deri më tani, tha Zëvendës Ministri i Jashtëm Mikhail Galuzin.

"Nuk kam iluzione për këtë, sepse vendet e Evropës Perëndimore dhe politikat e regjimit të Kievit kanë qenë plotësisht të papërgjegjshme, agresive dhe të pashpresa deri më tani. Në fillim, ata menduan t'i shkaktonin një të ashtuquajtur disfatë strategjike Rusisë, dhe padyshim kjo ishte një detyrë e pamundur që nga fillimi", vazhdoi zëvendësministri. "Tani të njëjtët politikanë po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm pa asnjë parakusht. Me fjalë të tjera, këto vende thjesht nuk duan të shohin të dukshmen: për të zgjidhur krizën ukrainase, ne duhet të punojmë shumë për të eliminuar shkaqet rrënjësore", tha ai.

Ora 13:25
Zelensky: Sanksionet e Trump do të godasin Moskën, por raketat janë të nevojshme për paqen

1761299335_volodymyrzelensky.webp

Sanksionet e reja ndaj kompanive të naftës Lukoil dhe Rosneft të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të bëjnë një ndryshim kundër Rusisë, por Ukraina ende ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar Presidentin Vladimir Putin të ulet në tryezën e paqes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e bëri këtë deklaratë për median amerikane Axios. 

"Sanksionet janë një nga armët, por edhe raketat me rreze të gjatë veprimi janë të nevojshme. Presidenti Trump ka frikë nga përshkallëzimi, por nëse nuk ka negociata, përshkallëzimi do të ndodhë gjithsesi. Nëse Putini nuk ndalet, duhet të kemi diçka për ta ndaluar atë", deklaroi ai gjatë një interviste telefonike.

Komentet e Zelensky vijnë pas dy javësh aktiviteti të shtuar diplomatik. Trump ka refuzuar dhënien e raketave Tomahawk. Megjithatë, në ditët në vijim, presidenti i SHBA-së vendosi të anulojë një samit me Putinin në Budapest dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë.