Trump-Putin shtrëngojnë duart,
ç'ndodhi në takimin e dy liderëve

Trump-Putin shtrëngojnë duart,<br />ç'ndodhi në takimin e dy liderëve<br>
Liderët e dy superfuqive botërore kanë shtrënguar sot duart me njëri-tjetrin. Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar sot një takim, teksa ndodhet në samitin e Vietnamit.

Mediat e huaja raportojnë se takimi mes dy liderëve ishte mjaft i ngrohtë, teksa ata shfaqen të buzëqeshur ndërsa shtrëngojnë duart. Të dy udhëheqësit, si Trump edhe Putin ishin veshur me veshjen kombëtare vietnameze, në përputhje me traditën informate APEC.

Para samitit ndërkombëtar, Ministria e Jashtme ruse tha se Presidenti Putin ishte i gatshëm të zhvillonte një takim të veçantë me homologun e tij amerikan në Vietnam.

Nga ana tjetër, edhe Trump shprehu gatishmërinë për këtë takim, duek thënë se dy udhëheqësit duhet të diskutonin një numër çështjes me rëndësi, përfshirë Korenë e Veriut, Sirinë dhe Ukrainën. 

VIDEO/ Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin në momnetin kur shterngojnë duart me njëri - tjetrin

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ndryshime në politikë, Kamala Harris: Nëse zgjidhem, do të emëroj një republikan në kabinet

Ndryshime në politikë, Kamala Harris: Nëse zgjidhem, do të emëroj një republikan në kabinet