Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thyer heshtjen pas ndalimit të abortit në Alabama. Trump është shprehur se mbështet me 'forcë' jetën duke lënë të kuptohet se është kundër abortit.
Me anë të një reagimi në Twitter Trump ka deklaruar se është kundër abortit me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për përdhunim, incest dhe kur rrezikohet jeta nënës që mbart famijën.
"Ashtu siç shumica e njerëzve e dinë, dhe për ata që duan të dinë, jam me forcë Pro-Jetës, me tri përjashtime - Përdhunimi, Incest dhe mbrojtja e Jetës së nënës - i njëjti qëndrim i marrë nga Ronald Reagan. Nëse ne nuk qëndrojmë të bashkuar dhe luftojmë për jetën e gjithë puna jonë mund të zhduket." ka dekalruar Trump ndër të tjera.
Por në lidhje me këtë vendim të Alabamës ku parashikohet ndalimi i abortit me ligjë në pothuajse në të gjitha rastet pritet të organizohen edhe protetsa. Njerzit që pritet të marrin pjesë në këtë tubim mendojnë se çdokush duhet të zgjedhi vetë në lidhje me abortin dhe jo të ndalohet me ligj.
Mbështetësit e ndalimit të abortit të Alabamës thonë se presin që ligji të bllokohet në gjykatë, por shpresojnë se procesi i apelimit do ta sjellë atë përpara Gjykatës Supreme të SHBA.
Gjashtëmbëdhjetë shtete të tjera po kërkojnë gjithashtu të vendosin kufizime të reja mbi abortin.
Komento