Trump s'aprovon marrëveshjen
anti-bërthamore me Iranin

Trump s'aprovon marrëveshjen<br />anti-bërthamore me Iranin<br>
Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk ka pranuar të konfirmojë marrëveshjen mes SHBA-ve dhe Iranit për programin bërthamor. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi më tej se marrëveshja bertahmore me Teheranin është një ndër më të këqijat që Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar ndonjëherë, duke sulmuar kështu edhe ish-presidentin e SHBA, Barack Obama.

Ai gjithashtu përsëriti akuzat se Irani mbështet organizata terroriste si Al Kaeda. “Nëse administrata amerikane nuk do të arrijë një dakordësi me Kongresin dhe me aleatë për një marrëveshje të re me Iranin, atëherë akordi i vjetër me këtë shtet do të anullohet”, u shpreh Trump. Trump bëri me dije se Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja ndaj Teheranit në mënyrë që ky shtet të mos arrijë të prodhojë armë bërthamore. “Irani është nën kontrollin e një regjimi fanatik, të cilit nuk do t’i lejojmë që të posedojë një bombë barthamore”, tha Trump. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron