Trump s'tërhiqet nga vendimi për
myslimanët, protesta në disa shtete

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur dita e dytë e protestave, për të kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të Donald Trump, për ndalimin e hyrjes në ShBA të qytetarëve nga shtatë vende myslimane.

Trump në anën tjetër nuk ka shfaqur pendim për një veprim të tillë, pavarësisht qëndrimeve të gjykatës e zemërimit global, shkruan afp.

Protestuesit janë mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë, dhe në Battery Park të New York-ut, pranë vendit ku gjendet edhe Statuja e Lirisë - një fanar i famshëm amerikan i lirisë dhe emigracionit. Një numër më i madh protestuesish është duke protestuar edhe në aeroportet në mbarë vendin.

Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv përmes të cilit ua ka ndaluar përkohësisht hyrjen të gjithë emigrantëve ne ShBA për të paktën 120 ditë.

Gjithashtu ai ua ka vënë vizat shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

protesta shba
(Protestat në SHBA kundër vendimit të Trump)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet