Donald Trump në një prej komenteve të tij në “Twitter” shkruan se: ”90 ditet e para të presidencës kanë nxjerrë në pah dështimin e plotë të tetë viteve të fundit të politikës së jashtme, nën ish presidentin Barack Obama. Shumë e vërtetë”.
Presidenti Trump nuk ka mundur të përmendë asnjë sukses të veçantë, por në dy javët e fundit ai ndërmori një sulm me raketa në Siri si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane, diçka që sipas tij, Obama nuk e realizoi.
Ai vlerësoi ushtrinë amerikane për përdorimin e bombës më të madhe jo- bërthamore amerikane kundër vend-strehimeve të Shtetit Islamik në Afganistan.
Presidenti Trump, si një manjat biznesi i shëndrruar tashmë në politikan, me qëllim për të ngacmuar demokratët ka sugjeruar të lexohej një libër me humor.
Ai titullohet “Arsyeja për të votuar demokratet: Një udhëzues gjithëpërfshirës”, i cili ka 260 faqe bosh.
Trump shkruan në Twitter “ një libër i madh për t’u lexuar”.
Zoti Trump në funksion të një proçesi zgjedhor të vlefshëm për kongresin, që do të mbahet nesër,ka shkruar në Twitter se “super Liberal- Demokratet … dëshirojnë të mbrojnë kriminelët, të lejojnë emigracionin e paligjshëm dhe të rrisin taksat”.
Në një tjetër postim të tij Trump, i cili shpesh ka sulmuar raportimet mediatike në tre muajt e parë të presidencës së tij, shkruan se “media që jëp lajme të rreme është përkeqësuar edhe më shumë që nga zgjedhjet".
"Çdo lajm është shtrëmbëruar keq. Duhet t’i drejtojmë ato tek e vërteta”.
Trump nuk ka përmëndur ndonjë lajm të veçantë që mund t’i kishte shkaktuar atij zemërim, por të dielën ai tha se shtypi kishte minimizuar fitoren javën e kaluar të një ligjvënësi të ri republikan nga shteti i Kansasit në një distrikt të dominuar prej republikanëve, për shkak të humbjes së një demokrati./Zëri i Amerikës
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com