Trump s’përjashton mundësinë e
përgjigjes ndaj sulmit të Phenianit

Trump s’përjashton mundësinë e<br />përgjigjes ndaj sulmit të Phenianit
Presidenti Donald Trump tha se po shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtisë me çdo vend që bën biznes me Korenë e Veriut, pasi vendi komunist kreu provën më të madhe bërthamore deri më sot.

Presidenti nuk përjashtoi mundësinë e një sulmi si përgjigje ndaj këtij veprimi të Phenianit.

Trump tha se do të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis dhe me shefin e ekipit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly, që të dy gjeneralë në pension, si dhe me udhëheqës të tjerë ushtarakë, për të diskutuar mbi mundësitë që ka për t'iu përgjigjur provës bërthamore të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut kreu të dielën provën e gjashtë bërthamore, duke thënë se ka shpërthyer me sukses bombën bërthamore me hidrogjen, që mund të vendoset në një raketë ndërkontinentale.

Trump tha "do ta shohim", kur e pyetën në se ai mund t'i përgjigjej si hakmarrje sulmit koreanoverior, që është dënuar në mbarë botën.

Thirrja për bojkotim ekonomik ndaj vendeve që kanë marrëdhënie biznesi me Korenë e Veriut do të dëmtonte tregtinë me vlerën vjetore të rreth 650 miliardë dollarëve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pekini është i vetmi vend dhe partneri më i madh tregtar i Phenianit.

Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin tha në një intervistë për televizionin “FOX NEWS” se është duke u shqyrtuar një paketë e re sanksionesh ekononomike ndaj Koresë së Veriut.

"Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë, do të bashkëpunojmë me Kinën - tha ai, - por duhen prerë marrëdhëniet ekonomike me Korenë e Veriut, për shkak të sjelljes së papranueshme të këtij vendi."

Një zyrtar amerikan i zbulimit tha se SHBA nuk kanë dyshim se Koreja e Veriut ka detonuar një bombë bërthamore, 10 herë më të fuqishme se sa atë që aktivizoi një vit më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e dënoi provën bërthamore të Koresë së Veriut si "një veprim thellësishsht destabilizues për sigurinë rajonale".

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë të hënën një takim urgjent për të biseduar për situatën./voa

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit