Trump, Sanders dhe antipolitika!

Trump, Sanders dhe antipolitika!
Në një intervistë të dhënë për ditën e djeshme, analisti Robert Reich ndaloi në figurat e Donald Trump dhe Barnie Sanders.
 
“Janë dy fenomenët e fushatës elektorale në SHBA, pasi në mënyra të ndryshme janë kampionë të antipolitikës. U drejtohen të njëjtit elektorat, majtas dhe djathtas, klasës së mesme të rraskapitur nga ulja e vazhdueshme e fuqisë blerëse”.
 
“Jakat blu konservatore bëjnë tifo për Trump pasi shohin në të jo miliarderin, por një lloj Supermeni që premton shkatërrimin e establishmentit, përfshirë atë të Uoll Strit, Që në fakt është i frikësuar pasi nuk di se me çfarë t’i kundërvihet. Në ekstremin e kundërt, Sanders lëviz në një skenar shumë të ngjashëm. Dukej si një revolucionar i gatshëm të mblidhte thërrime në tregun poltik por në fakt propozimi i tij për ndryshim radikal, një revolucion i vërtetë poltik, po merr mirëkuptim në masë në botën demokrate, duke vendosur në rrezik kandidimin e Hillary Clinton”, thotë analisti i njohur amerikan Robert Reich.
 
Kandidatura e Clinton në radhët e demokratëve ishte thuajse zyrtare por me kandidimin e Sanders gjithçka është rihapur.
 
Një garë e gjitha për t’u ndjekur ajo e demokratëve, ndryshe nga ajo e republikanëve që duket thuajse e mbyllur.
 
Gara në kampin demokrat ka shumë të papritura sidomos pas thashethemeve për një kandidim të mundshëm të miliarderit Michael Bloomberg.
 
Një hipotezë që bëhet gjithmonë e më konkrete.
 
Nuk është se fati i botës do të përcaktohet nga këto zgjedhje, por sigurisht që i zgjedhuri në presidencialet e nëntorit të ardhshëm do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në gjeopolitkën botërorë.
 
Do të duhet të përballet me terrorizmin në rritje dhe me thyerjen e fundit mes Perëndimit dhe Lindjes.
 
Do të përballet me destabilizimin dhe krizën ekonomiko-financiare globale.
 
Një axhendë që të kall datën!
 
Veçanërisht do të ketë një detyrë të vështirë për shkak të hijes së administratës aktuale që dështoi në shumë drejtime.
 
Thënë kjo, nëse në zgjedhje do të ketë një përballje Trump-Bloomberg, do të jetë një sfidë multimiliarderësh.
 
Përtej çdo lloj arsyetimi, kjo përballje nuk do të jetë një shenjë e mirë për demokracinë./ Il Giornale/ Përgatiti Amarildo Lumani

TemA

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai