Trump sanksione Turqisë në eksportet e çelikut, Mark Esper: Ofensiva e Ankarasë, shkaku i arratisjes së militantëve të ISIS

Trump sanksione Turqisë në eksportet e çelikut, Mark Esper: Ofensiva e Ankarasë, shkaku i arratisjes së militantëve të ISIS

Ndërsa SHBA kanë vendosur ta godasin Ankaranë me sanksione, për të ndërmjetësuar një armëpushim, Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence do të shkojë në Turqi por Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që Trump ka shtuar presionin mbi presidentit Erdogan dhe ka thënë se  "pushtimi turk ka shkaktuar një krizë humanitare dhe gjithashtu i ka hapur rrugën krimeve të mundshme të luftës", një aluzion për vrasjen e civilëve arabo-sunitë.

Sidoqoftë, Trump ka vendosur të vazhdojë me tërheqjen e trupave. Zyrtarët amerikanë thanë që tërheqja do të përfundojë "brenda disa ditësh", me siguri deri të dielën, më herët nga sa pritej.

Ndërsa ofensiva ushtarake turke vazhdon, Ëashigntoni, veç sanksioneve ndaj tre ministrave turq, do vendos 50 përqind taksa doganore në eksportet turke të çelikut në SHBA, por kjo përfaqëson vetëm 0.4 përqind të eksporteve turke në Amerikë.

Presidenti amerikan nuk përmendi vizitën e Rexhep Tajip Erdogan në Uashington, të planifikuar për 13 nëntor dhe që ende është në rendin e ditës.

Pentagoni nga ana tjetër është më i ashpër. Mark Esper akuzoi Ankaranë se "bëri që të burgosurit e ISIS të largoheshin" dhe kërcënoi të rishikonte raportet brenda NATO-s. Ndër masat e mundshme është tërheqja e 50 kapakëve bërthamorë taktikë të mbajtur nga SHBA në bazën e Incirlik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja