Foto: Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të kryejnë sulme të mëdha sonte ndaj Iranit. Përmes një postimi në Truth Trump tha se amerikanët do të pushtojnë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës.

"Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin me forcën maksimale sonte. Në një të ardhme jo shumë të largët, ne do të pushtojmë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës, duke marrë kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç bëmë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Turth.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Irani sulme masive ndaj njëri-tjetrit, mbyllet plotësisht Hormuzi! Trump: SHBA do ta godasë Iranin shumë fort sonte