Ish-presidenti Donald Trump, i cili garon për një mandat të dytë presidencial tha se Shërbimi Sekret gaboi, të shtunën e 13 korrikut, ku ai u plagos gjatë një tubimi elektoral në Pensilavani.
"Askush nuk tha se ishte një problem. Mund të kishin thënë le të presim për 15, 20 minuta, 5 minuta. Askush nuk tha. Mendoj se ishte një gabimA', tha ai.
Ndërsa gjatë një mitingu në Miçigan, Trump tha se më 13 korrik mori një pumb për demokracinë dhe hodhi poshtë pretendimet se do zbatojë të ashtuquajturin “Projekti 2025”, që nënkupton më shumë kompetenca për presidentin, pakësim të të drejtave civile dhe politika të ashpra kundër emigrantëve.
"Unë nuk e di se çfarë është Projekti 2025. Dua të them, ato janë vërtet ekstreme, por unë jo. Nuk di asgjë për këtë”, tha ai.
Por, ish- presidenti republikan duket se admiron diktatorë si ai rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jiping.
Ai pranon se shkon mirë me Xi Jinping, të cilin e quan një person "brilant" që "kontrollon 1.5 miliardë njerëz me një dorë të hekurt ".
"Ata janë inteligjentë, janë të ashpër. Ata e duan vendin e tyre, ne kemi nevojë për dikë që të na mbrojë. Dhe Orbán kishte të drejtë, ne kemi nevojë për dikë që të na mbrojë”, tha Trump.
Nga ana tjetër, duket se Biden po injorohet edhe publikisht nga partia e tij. Gjatë një mitingu në Karolinën e Veriut, ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, nuk pasqyroi në asnjë rresht të fjalimit të saj mbështetjen për presidentin Joe Biden, teksa në fokus kishte mbledhjen e fondeve.
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Trump tha se do të blejë Groenlandën, kryeministri i vendit i përgjigjet: Nuk jemi në shitje
24 Dhjetor, 14:16
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030
24 Dhjetor, 09:15
-
E zënë ethet, ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital me temperaturë të lartë
24 Dhjetor, 07:08
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump
23 Dhjetor, 20:39
-
Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën
23 Dhjetor, 20:10
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10