Trump ‘shi’ mesazhesh! Facebook heq postimet, Twitter: lajme të rreme…Mjekët: Presidenti nuk ka më simptoma. Covid sulmon Pentagonin

Trump ‘shi’ mesazhesh! Facebook heq postimet, Twitter: lajme të rreme…Mjekët: Presidenti nuk ka më simptoma. Covid sulmon Pentagonin

Teksa u kthehu në Shtëpinë e Bardhë pasi doli nga spitali ushtarak Ëalter Reed, Presidenti Donald Trump postoi në Twitter rreth njëzet mesazhe "Mezi pres debatin e 15 tetorit në Miami. Do të jetë fantastike!". Pastaj ai tha se gripi i zakonshëm "është shumë më vdekjeprurës se Covid",  por mediat sociale e censuruan atë.

Trump: "Gripi më keq se Covid". Fb dhe Twitter: Fake news

Trump shkroi në Twitter se gripi sezonal është më vdekjeprurës se Covid: Sezoni i gripit po vjen. Shumë njerëz çdo vit, ndonjëherë mbi njëqind mijë, dhe pavarësisht vaksinës, vdesin nga gripi. Do ta mbyllim vendin? Jo, ne kemi mësuar të jetojmë me të, siç po mësojmë të jetojmë me Covid, i cili për shumicën e popullsisë është shumë më pak vdekjeprurës". Mos kini frikë nga koronavirusi, tha ai dje kur doli nga spitali bashkë me ekipin e tij prej 12 mjekësh.

Facebook e hoqi postimin sepse, siç shpjegoi zëdhënësi Andy Stone për CNN, ai shkel rregullat e informimit. Tëitter, nga ana tjetër, i ka etiketuar "lajme të rreme" dhe se postimi nuk përputhet me rregullat "për shpërndarjen e informacionit" por "a to mund të jenë me interes publik dhe për këtë arsye do të mbetet të dukshme".

CNN ka publikuar disa fakte për të hedhur poshtë pretendimet e Trump, duke theksuar se viktimat e Covid në Shtetet e Bashkuara, mbi 210 mijë njerëz, janë një numër më i lartë se viktimat e gripit në Amerikanë. Në fakt, midis viteve 2015 dhe 2020, sipas të dhënave nga gripi kanë vdekur rreth 178 mijë persona.

Trump i gatshëm për debatin e 15 tetorit

Trump gjithashtu shkroi në Twitter se "Po pres me padurim debatin më 15 tetor në Miami". Edhe kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, ish zv presidenti Joe Biden, dje tha se do të ishte në dispozicion për duelin e dytë me Trump që do të jepet në TV drejtpërdrejt: Nëse mjekët, nëse shkencëtarët thonë se çdo gjë është e sigurt dhe nëse distancat janë të sigurta, "Mirë atëherë. Unë do të bëj atë që ekspertët mendojnë se është e përshtatshme," tha ai para se të nisej për në Florida.  Drejtori i komunikimit për fushatën e rizgjedhjes së Trump, Tim Murtaugh, tha për CNN: Presidenti është mirë, ai është gati. Ndryshe nga e para, e dyta përballje midis Trump dhe Biden do të jetë një i ashtuquajtur "takim i bashkisë" me votuesit që u bëjnë pyetje kandidatëve.

Buletini i ri mjekësor: Trump nuk ka simptoma

Presidenti amerikan nuk ka më simptoma të Covid-19, tha mjeku i tij personal Sean Conley në një deklaratë. "Ai kaloi një natë të parë të qetë në shtëpi dhe sot nuk ka asnjë simptomë".

Fauci: Kujdes nga kthesat e sëmundjes…Covid nuk është mashtrim

Virologu i task forcës amerikane Anthony Fauci është treguar i kujdesshëm dhe tha se  Trump "është ende në fillim të sëmundjes" dhe se " në shumë raste te pacientët, pas pesë deri në tetë ditë mund të ketë ndryshime të situatës së sëmundjes". "Edhe pse nuk shoh gjasa që kjo të ndodhë, mjekët duhet ta mbajnë atë nën kontroll".

Ai tha se “Përhapja e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë mund të ishte shmangur dhe është provë se pandemia nuk është një mashtrim”.

"Me kalimin e çdo dite, po preken gjithnjë e më shumë njerëz në Shtëpinë e Bardhë. Covid nuk është një mashtrim. Është një situatë e pakëndshme kur shohim gjëra të tilla, sepse mund të ishte shmangur".

Alarm Covid në Petagon

Gjenerali Mark A. Milley, 62 vjeç, shef i shtabit të ushtrisë amerikane së bashku me drejtues të tjerë të Pentagonit, doli pozitiv për koronavirusin. Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes tha se pothuajse të gjithë shefat e shtabit, përfshirë gjeneralin James C. McConville, janë vendosur në karantinë pasi Admirali Charles Ray, zëvendës komandant i Rojës Bregdetare u testua pozitiv.
Virusi Covid ka prekur zemrën operacionale të aparatit të sigurimit kombëtar të SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Covid zgjeron goditjen në Shtëpinë e Bardhë! I prekur edhe truri i strategjisë së Trump... Vatra e infeksionit alarmon qytetin

Covid zgjeron goditjen në Shtëpinë e Bardhë. Stephen Miller, një nga këshilltarët kryesorë të presidentit Trump është testuar pozitiv me Covid. Ai u ndje i sëmurë në bordin e Air Force One pas një udhëtimi me Trump të mërkurën e kaluar por lajmi u dha vetëm sot. Miller është truri i strategjisë së politikës së jashtme dhe emigracionit të presidentit, krijuesi i parullës 'Amerika e para', si dhe autori i fjalimeve politike të presidentit amerikan.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Miller njoftoi se prej 5 ditësh ndodhet në izolim bashkë me gruan e tij, e cila është shefi i komunikimeve në zyrën e Zëvendës Presidentit Mike Pence e cila doli pozitive në muajin maj.

Përveç Trump dhe zonjës së parë Melania, tani ka dhjetëra infeksione në Shtëpinë e Bardhë. Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany, gjithashtu është infektuar së bashku me të paktën dy bashkëpunëtorë të saj.

Epidemia e Shtëpisë së Bardhë alarmon qytetin

Shpërthimi i infeksioneve në Shtëpinë e Bardhë shqetëson qytetin. Uashingtoni, i cili ka arritur të ulë normat e infeksionit në javët e fundit falë masave të parandalimit, nuk ka pothuajse asnjë kontroll mbi qeverinë federale.

Qyteti dje raportoi 105 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që nga 3 qershori. Autoritetet kanë thënë se do të monitorojnë kurbën e re të infeksionit në ditët në vijim për të parë nëse rastet e Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë kanë ndikuar në shkallën e përgjithshme të infektimit të qytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?