Trump shkarkon drejtorin e
komunikimit në detyrë prej 10 ditësh

Nuk ka të ndalur 'rrjedhja' nga administrata Trump.

Shefi i komunikimit Antoni Scaramuci shkarkohet nga kjo detyrë vetëm 10 ditë pasi e kishte marrë këtë post.

Shtëpia e Bardhë e njoftoi me një deklaratë të shkurtër largimin e Scaramuccit.

“Anthony Scaramucci do të braktisë rolin e tij si drejtor i komunikimit. Ai mendon se është më mirë t’i japë mundësinë shefit të ri të stafit John Kelly për të krijuar ekipin e tij. I urojmë gjithë të mirat”, thuhej në deklaratë

Financieri që prej kohës që u emërua shef i komunikimit ka qënë në qendër të kritikave .

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë u dorëhoqën shefi i kabinetit  Reince Priebus dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

Të dy zyrtarët u dorëhoqën pasi manjati emëroi shef komunikimi pikërisht Scaramuci.

Anthony Scaramucci, financier nga Nju Jorku, u bë shkak për polemika menjëherë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, duke hapur një grindje me ish-shefin e kabinetit Reince Priebus.

Revista New Yorker botoi të enjten një intervistë, në të cilën Scaramucci e sulmoi ashpër Priebus, në atë kohë shef kabineti, duke përdore edhe fjalë të papërshtatshme.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!