Trump shkarkon këshilltarin
botuesin që mbrojti Bashën

Trump shkarkon këshilltarin<br />botuesin që mbrojti Bashën
Presidenti amerikan Donald Trump ka larguar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare një nga këshilltarët e tij kryesor, Steven Bannon, i cili u emërua me jo pak bujë disa muaj më parë. 

Sipas mediave amerikane të cilat i referohen burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, vendimi i Trump ka ardhur pas kritikave që Trump ka marrë për rolin e e Bannon në pozicionin strategjik të Këshilltarit pranë Presidentit amerikan për çështe të Sigurisë Kombëtare.

Steven Bannon u bë i njohur në Shqipëri për shkak të portalit të tij, "Breitbart News" i cili publikoi një intervistë të kryetarit të PD, Lulzim Basha, ku hidhte akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama. Në mediat pranë PD, media e Bannon u cilësua si portali pranë Trump dhe komentet e këtij portali u interpretuan edhe si qëndrim i presidentit amerikan. 

Por kush është Steven Bannon?
Steven Bannon, ish-kryetar ekzekutiv i portalit "Breitbart News", ishte një nga këshilltarët më të besuar dhe të padiskutueshëm të Trump. Sipas mediave amerikane, ai ishte personi që kanalizoi ndjenjat populiste dhe nacionaliste gjatë fushatës presidenciale të Trump.
steve bannon
(Steve Bannon, ish-këshilltari i Donald Trump)

Emërimi i tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare solli reagimin e anëtarëve të Kongresit të cilët paralajmëruan politizimin e një prej agjencive më të rëndësishme për SHBA-në.  

"Breitbart" mbrojti Bashën: Rama po shkatërron Shqipërinë  
Pak ditë më parë, më 28 mars, portali i Steven Bannon, "Breitbart Daily News", pasqyronte një intervistë të kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili sapo kishte zhvilluar një vizitë në SHBA.

Sipas asaj që publikoi "Breitbart", Basha akuzonte kryeministrin Edi Rama se po shkatërron Shqipërinë në bashkëpunim me George Soros. Kryetari i PD është shprehur për këtë media se "Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan" dhe se fakti që ai si kryetar opozite ka mbështetur Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit.

breitbart
(Shkrimi për Bashën i publikuar në Breitbart News)

Po sipas "Breitbart News", "gjatë vizitës në SHBA kryetari demokrat Basha zhvilloi takime të rëndësishme në Kongresin amerikan si me kongresmenin Michael McCaul, Kryetari e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit, kongresmenin Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit, kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar I Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit".

Ndërkohë, mediat pranë PD e cilësuan portalin e Bannon si media pranë Trump për shkak të pozicionit të drejtorit të saj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Dhe në fakt çudia, si zakonisht, nuk zgjat shumë, edhe në këtë rast mediat që hyjnizojnë për hir të interesave të ngushta s'u mbetet gjë tjetër veçse të kthehen me këmbë në tokë. 

Donald Trump nuk ka media dhe asnjë portal nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Uashingtonit, një tjetër temë diskutimi kjo sa i takon qëndrimit të Shtëpisë së Bardhë ndaj tensionit politik në vend.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane