Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka shkarkuar Prokurore e Përgjithshme, Sally Yates, vetëm disa orë pas urdhrit të saj përdepartamentin e Drejtësisë, që të mos mbronte dekretin presidencial për emigracionin në gjykatë.
Prokuroria e Përgjithshme, në deklaratën e saj ishte shprehur se kishte dyshime në legjitimitetin e urdhrit presidencial.
Në një deklaratë për shtyp, Shtëpia e Bardhë, deklaroi se Yates kishte “tradhtuar” departamentin e Drejtësisë.
Ndërkohë në vendin e saj është emëruar prokurorja distriktit të Virginia-s Lindore, Dana Boente.
Ai e bëri me shpejtësi betimin të hënën mbrëma, ndërsa Yates duhet të shërbente si Prokurore e Përgjithshme deri në konfirmimin e Jeff Sessions, të emëruar në këtë post nga Donald Trump.
Në një letër drejtuar avokatëve të departamentit të Drejtësisë, Yates, shkruante se për sa kohë ajo të ishte Prokuroria e Përgjithshme, departamenti i Drejtësisë nuk do ta mbronte urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump në gjykatë.
Ndërkohë në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, thuhej se arsyeja e shkarkimit ishte se Yates, kishte tradhtuar departamentin e Drejtësisë duke refuzuar të zbatonte një urdhër ligjorë i projektuar për të mbrojtur qytetarët e Amerikës.
“Presidenti Trump, e lirojë Znj. Yates nga detyrat e saj”, shkruhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Në të njëjtën kohë manjati ka shkarkuar edhe drejtorin e zyrës së emigracionit i cili ishte emëruar nga parardhësi i tij Barack Obama.
Redaksia Online
D.T/e.mShqiptarja.com
/Shqiptarja.com