Trump shtrëngon duart me Kim Jong un/ Plan për çarmatimin bërthamor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u përshëndetën me njëri-tjetrin ndërsa filluan samitin dy ditor në Vietnam për të diskutuar çështjen e arsenalit bërthamor dhe programeve raketore të Koresë së Veriut. Të dy udhëheqësit i shtrënguan duart dhe u buzëqeshën përpara një takimi 20 minutësh pas të cilit do të zhvillojnë një darkë të përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.

Presidenti Trump iu tha gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë shumë të suksesshme dhe se nuk do të “zbrapset nga çështja e denuklearizimit”. Ndërkaq udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u shpreh i sigurt “se këtë herë do të arrihet një rezultat i cili do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit". Ndërkaq, të enjten udhëheqësit e të dy vendeve pritet të diskutojnë një plan për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean. Në lidhje me këtë çështje ka pasur pak përparim që nga takimi i parë Trump-Kim në Singapor vitin e kaluar.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë të suksesshme dhe “nuk do të ketë kthim prapa për çarmatimin bërthamor”. I pyetur nëse do të shpallë formalisht përfundimin e luftës koreane, ai tha vetëm: “Do ta shohim”. Presidenti Trump shoqërohet në bisedime nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe nga shefi në detyrë i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Ky është takimi i dytë midis Trump dhe Kim Jong Un.

Samiti i tyre i parë, i mbajtur në Singapor në qershor të 2018-ës, u quajt historik pasi ishte hera e parë që një presidenti i SHBA-së takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut. Para udhëtimin në Vietnam, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se me “denuklearizimin e plotë, Koreja e Veriut do të bëhet shpejt një superfuqi ekonomike dhe se udhëheqësi Kim Jong-un do të marrë një vendim të mençur”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit