Administrata Trump po diskuton një marrëveshje azili me qeverinë e El Salvadorit, që do t'i lejojë Shtetet e Bashkuara të dëbojnë emigrantët e vendeve të treta në kombin e vogël të Amerikës Qendrore.
Këtë e thanë për CBS dy burime të mirëinformuara. Protokolli i "Vendit të Tretë të Sigurt", siç është quajtur, do të autorizonte zyrtarët e imigracionit në Uashington për të dëbuar të huajt që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara në El Salvador, të përcaktuar si një "vend i tretë i sigurt". Prandaj atyre do t'u mohohej mundësia për të kërkuar azil në SHBA dhe do të detyroheshin ta kërkonin atë nga autoritetet salvadoriane, të cilat kishin nënshkruar tashmë një marrëveshje të ngjashme me administratën e parë Trump, e cila megjithatë nuk u zbatua kurrë dhe përfundoi duke u shfuqizuar nga ish-presidenti Joe Biden.
Një marrëveshje me një vend të tretë të sigurt mund të përfaqësojë një pikë kthese të rëndësishme për planet e manjatit, politika agresive e të cilit kundër imigracionit të paligjshëm nga Amerika Latine po përplaset me rezistencën e disa vendeve të origjinës së emigrantëve të paligjshëm, veçanërisht Venezuelës, por edhe me Kolumbinë si rasti i fundit.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të vendosë masa ndaj Kolumbisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe ndalime udhëtimi, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit nga Kolumbia të dy avionëve ushtarakë amerikanë me emigrantë që po deportoheshin.
Kolumbia u tërhoq më pas, por Sekretari i Shtetit Marco Rubio urdhëroi menjëherë pezullimin e dhënies së vizave në seksionin konsullor të Ambasadës së SHBA-së në Bogota.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48
-
Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA
28 Janar, 15:43
-
Eduard Zaloshnja: Rënia e kuotave të Presidentit Trump, 4 pikë në 8 ditë
28 Janar, 14:44
-
Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama
28 Janar, 13:52
-
Trump: Microsoft në bisedime për të blerë TikTok-un
28 Janar, 12:56
-
NBA/ Lakers katër fitore radhazi, Cleveland prin Perëndimin! Zhgënjen Boston
28 Janar, 11:06
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Dëbimi i emigrantëve nga Trump, artistja e njohur shpërthen në lot: Njerëzit e mi po sulmohen (VIDEO)
28 Janar, 10:29
-
SHBA/ Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
28 Janar, 09:46