Trump siguron “Ëndërrimtarët”:
S’ka deportim për 6 muaj

Trump siguron “Ëndërrimtarët”:<br />S’ka deportim për 6 muaj
Presidenti Donald Trump tha se 800 mijë emigrantët pa dokumenta të sjellë në Amerikë nga prindërit tyre në moshë të mitur, "nuk duhet t’i druhen deportimit" për gjashtë muajt e ardhshëm. Lidhur me këtë çështje Kongresi amerikan po punon për një plan që do t'i mundësonte atyre qëndrimin e përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Në komentin e tij në Twitter të enjten  Trump shkuante se: “ata që janë të shqetësuar për statusin e tyre, nuk duhet të jenë. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret për t'i dërguar ata në vendet e origjinës, vite pasi prindërit e tyre i kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.

Udhëheqësja e pakicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha se kishte biseduar në telefon me presidentin. Ajo tha se i kishte kërkuar zotit Trump “të garantojë emigrantët se statusi i tyre nuk do të ndryshojë gjatë 6 muajve të ardhshëm dhe se kjo periudhë "nuk ishte një periudhë grumbullimi e tyre", se programi duhet të konsiderohet i ngrirë dhe se përfituesit e tij nuk do të preken".

Kongresi amerikan ka 6 muaj afat për të gjetur një zgjidhje për afro 800 mijë imigrantë pa dokumente, të cilët ishin fëmijë kur u sollën në Amerikë nga prindërit e tyre pa dokumente. Presidenti Doanld Trump i bëri thirrje Kongresit të gjejë një zgjidhje ligjore për ta, pasi shfuqizoi një urdhër ekzekutiv të paraardhësit të tij Barak Obama, të njohur me emrin DACA, që e mbronte këtë kategori imigrantësh nga deportimi.

Deri dje Akiko ishte e mbrojtur nga programi DACA, por tani ndihet e rrezikuar. Ajo erdhi në Amerikë nga Filipinet kur ishte 10 vjeçe dhe sot punon si infermiere.

“Egziston gjithmonë frika e deportimit. Por edhe frika e mos qënies në gjendje për të paguar qeranë dhe ushqimet.”

Administrata e Presidentit Trump thotë se dhënia fund e programit DACA e lejon Kongresin që të zëvendësojë një urdhër ekzekutiv pa bazë me diçka shumë më të qëndrueshme: një ligj federal.

“Unë i dua këta njerëz. Tani shpresojmë që Kongresi do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata ashtu siç duhet”, u shpreh zoti Trump.

Reagimi nga Kongresi ishte i shpejtë. Dick Durbin është senator i shtetit Illinoi.

“Sot ka filluar numërimi i ditëve për deportimin e 780 mijë njerëzve të mbrojtur nga DACA. Këtë muaj, ne duhet të miratojmë një ligj të përhershëm për “Ëndërrimtarët”, që thotë se këta të rinj do të kenë shansin të bëhen pjesë e së ardhmes së Amerikës.”

Senatori Lindsey Graham përfaqëson shtetin e Karolinës së Jugut.

“Të paktën 70 për qind e amerikanëve duan t’u japin këtyre të rinjve një shans të dytë për një jetë të mirë në vendin tonë. Ata janë të mrekullueshëm, po punojnë dhe janë produktivë.”

Ligjvënësit Durbin dhe Graham po mbështesin një projekt-ligj sipas të cilit përfituesit e programit DACA që plotësojnë kushtet për punë ose arsim nuk do të deportohen dhe do të mund të aplikojnë për shtetësi. Demokratët kërkojnë votim të menjëhershëm. Chuck Schumer është senator nga shteti Nju Jork. “

Jemi të gatshëm ta miratojmë. Kam besimin se nëse hidhet në votë, do të sigurojë mbështetje të madhe nga të dy partitë.”

Por republikanë të tjerë me peshë thonë se vetëm nëse shtohet siguria e kufijve ata do ta konsiderojnë ligjin. Republikani Paul Ryan është Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

“Problemi i madh është se nuk kemi kontrollin e kufijve. Duhet të sigurohemi që të rregullojmë këtë çështje për këta të rinj, dhe trajtojmë shkakun rrënjësor të problemit, që të mos kemi të njëjtën gjë pas dhjetë vitesh.”

Disa demokratë thonë se janë të hapur për rregulla më të rrepta por jo për murin me Meksikën që favorizon presidenti. Ata druhen mbi zvarritjen e negociatave dhe vonimin e punës së ligjvënësve, duke vënë në rrezik njerëz si Akiko.

“Duhet të jemi në gjendje që të ëndërrojmë së bashku dhe punojmë shumë për ato që duam të arrijmë”, thotë Akiko.

Presidenti Trump postoi në rrjetin social Twitter se, nëse Kongresi dështon të veprojë, siç u shpreh, ai “do ta rishikojë çështjen”VOA.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza