Donald Trump ka reaguar për imazhin kontrovers të publikuar më herët gjatë së hënës në rrjetin Truth Social, i cili u interpretua si një paraqitje e tij në formë të ngjashme me Krishtin.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump sqaroi se fotoja – e cila më pas është fshirë – nuk kishte lidhje me figurën e Jezusit.

Sipas tij, imazhi e paraqiste si një “doktor që i bën njerëzit më mirë”, dhe jo si një figurë fetare.

Ai hodhi poshtë interpretimet që qarkulluan në media, duke i akuzuar ato se e kanë “shpikur” këtë narrativë.


Lajmi kryesor:

Donald Trump shfaqet si Jezu Krishti në rrjetin Truth Social, fotoja me Inteligjencë Artificiale kundër Papa Leones