Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish shtetet e NATO-s, lidhur me shpenzimet për organizatën.

"Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë për NATO-n se çdo vend tjetër dhe me një diferencë të madhe, për të siguruar mbrojtjen e saj, pa nxjerrë ndonjë përfitim prej saj", deklaron Presidenti në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Në Truth Social Presidenti Trump renditi shpenzimet për Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, përfshirë Italinë.

"Shtetet e Bashkuara 999 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar 90.5 miliardë dollarë, Franca 66.5 miliardë dollarë, Italia 48.8 miliardë dollarë, Polonia 44.3 miliardë dollarë. Shifrat për vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, janë shumë më të ulëta", theksoi Trump.


Lajmi kryesor:

Katari: Bisedimet me SHBA-në dhe Iranin shënuan përparim! Vance: ‘Bërthamori’ i Teheranit do të diskutohet më vonë