Trump nuk ka qëndruar indiferent kundrejt këtyre komenteve, madje zgjedh të reagojë nëpërmes rrjetit social Twitter. Ai thotë se shpreson që Oprah të hedhë kandidaturë si Presidente e Amerikës, në mënyrë që të humbasë, si gjithë të tjerët.
Donald Trump ka marrë shkas nga emisioni i fundit i Oprahs, pyetjet e të cilës, sipas tij, ishin të stisura dhe të dhënat e paraqitura ishin të gabuara.
“Sapo ndoqa një Oprah Winfrey shumë të pasigurt, të cilën dikur e njihja mirë, duke bërë intervista në një panel për emisionin "60 Minuta". Pyetjet që shtroi ishin të stisura dhe të dhënat të gabuara. Shpresoj që Oprah të hedhë kandidaturë në mënyrë që të humbasë, si gjithë të mëparshmit!”, shkruan në Tëitter Presidenti i SHBA.
Postimi i Trump në rrjetin social Twitter
d.gj/ Shqiptarja.com