Trump tërhiqet nga marrëveshja e
Parisit për Klimën

Trump tërhiqet nga marrëveshja e<br />Parisit për Klimën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë të vendosura për të dalë në mënyrë përfundimtare nga marrëveshja për klimën e Parisit. Në samitin e G-7 dhe të G-20 të zhvilluar në Itali dhe Gjermani, presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se do të mendonte nëse SHBA-të duhet të ishin pjesë e Paktit për Klimën ose jo.

Madje patën nisur edhe tratativat me Trump, ku shpresohej për një bindje të Uashingtonit për t’u përfshirë në marrëveshjen e Klimës. Por dalja përfundimtare është paralajmëruar si duket nga vetë presidenti Trump gjatë një takimi që ka zhvilluar me 50 sipërmarrës amerikanë, përfaqësues të çdo shteti.

“Presidenti Trump po lufton në emër të punëtorëve dhe familjeve amerikane që nga dita e parë e Presidencës së tij. Presidenti nënshkroi një Urdhër Ekzekutive “Blerje Amerikane dhe Punëso Amerikanë” që synon ndalimin abuziv të shkeljeve që hasen gjatë ligjeve “ Blej amerikanë”, që promovojnë taksat për fondet e kompanive amerikanë. Porosia gjithashtu merr hapa për të ndaluar abuzimin e sistemit të imigracionit dhe për të mbrojtur punëtorët amerikanë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Më tej bëhet e ditur se Presidenti ka ndërmarrë gjithashtu hapa për të siguruar që amerikanët të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për të lulëzuar në ekonominë
moderne. Ai nënshkroi një Urdhëresë Ekzekutive për të promovuar dhe krijuar programe me fleksibël për mësimin e profesionit që krahason punëtorët amerikanë me aftësi të vlefshme.

Presidenti Trump ka ndërmarrë vendime për të çliruar potencialin energjetik të Amerikës dhe për të krijuar vende pune në zonat që u nevojiten atyre më së shumti. Ai ka miratuar ndërtimin e tubacioneve të reja të energjisë, ka lejuar për përdorimin e qymyrit për energjinë, rritjen e eksporteve të gazit të lëngshëm natyror dhe është tërhequr nga “Marrëveshja e Klimës së Parisit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë mësohet se në këtë takim është diskutuar dhe në lidhje me vendimet e marra së fundmi nga Trump për sa i përket eleminimit të burokracive për krijimin e biznesit amerikan.

Nëpërmjet dy urdhërave të firmosura nga presidenti Donald Trump, duke hequr barrierat që rëndonin ndaj  biznesit amerikan. Kryesorja ndër këto vendime mund të përmëndim reduktimin e kohës për dhënien e lejës për projektet e infrastrukturës nga 10 në dy vite.

Forumi i Aksionit Amerikan vlerëson se presidenti Trump i ka shpëtuar 60 miliardë dollarë Amerikës nëpërmjet vendimeve të nxjerra për rregullimin e ligjeve. Mbrojtja e biznesit amerikan dhe krijimi i vëndeve të punës për amerikanët ka qënë një ndër premtimet kryesore të Trump gjatë fushatës presidenciale të nëntorit.

Si një nga masat kryesore shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur ndalimin e emigracionit të paligjshëm, duke bërë që të krijohet krahu i lirë i punës për shtetasit amerikanë. Ndërsa janë marrë një sërë vendimesh sa i përket çeshtjes së lehtësimit nga barrierat burokratike të biznesit amerikan.

Vendimi për përdorimin e qymyrgurit si pjesë e teknologjisë së energjisë është parë si një mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës në SHBA.

Pavarësisht skepticizmit gjatë muajve të parë të qeverisjes, këto vendime kanë efekte mjaft pozitive, pasi ka rritur ndjeshëm numrin e vendeve të punës në SHBA-të, shifra të cilësuara si rekord sa i përket nivelit të punësimit.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi