Donald Trump takohet me kryeministrin izraelit Netanyahun

Donald Trump takohet me kryeministrin izraelit Netanyahun

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Ushanigton- Kandidati republikan për president, Donald Trump mirëpriti sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në shtëpinë e ish-presidentit Mar-a-Lago në Florida.

Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë në gati katër vjet, ndërsa ata po përpiqen të riparojnë aleancën e rëndësishme politike që ishte prishur pasi Netanyahu uroi demokratin Joe Biden për fitoren ndaj zoti Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

 Kjo është dita e pestë e Netanyahut në Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin nëntë muaj më parë.

Udhëtimi i Kryeministrit Netanyahu në Florida pason fjalimin e tij në Kongres dhe takimet e ndara me Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris, e cila pritet të jetë rivalja e re demokrate e Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkruan Associated Press.

Për Trump, takimi mund ta nxjerrë atë si një aleat dhe burrë shteti, si dhe mund të intensifikojë përpjekjet e republikanëve për ta portretizuar veten si partia më besnike ndaj Izraelit.

Kjo përpjekje ndodh ndërsa ndasitë mes amerikanëve mbi mbështetjen e Shtetet e Bashkuara për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë kanë filluar të thellohen pas dekadave të mbështetjes së fortë dypartiake për Izraelin, përfituesin më të madh të ndihmës amerikane.

Për kryeministrin izraekit, rregullimi i marrëdhënieve me Trump është diçka e domosdoshme, duke pasur parasysh perspektivën që ai mund të bëhet sërish President i Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni është furnizuesi më i madh i armëve për Izraelin.

Për të dy, takimi do të vërë në dukje për qytetarët e vendeve respektive portretizimin që ata synojnë t’i bëjnë figurës së tyre si udhëheqës të fortë që kanë arritur të realizojnë akte me rëndësi në skenën botërore dhe se mund ta bëjnë përsëri një gjë të tillë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër