Trump takon presidentin kinez:
Raporte të mira,do vij në Pekin

Trump takon presidentin kinez:<br />Raporte të mira,do vij në Pekin
Presidenti Donald Trump ka pritur në Florida homologun kinez Xi Jinping.

Mes buzëqeshjesh dy krerët e shteteve konfirmuan se marrëdhëniet bilaterale do të jenë shumë të mira.

Shtrëngim duarsh jo vetëm mes Trump dhe Jinping por edhe mes dy zonjave të para.

Ekonomia, ekuilibri ushtarak në Lindjen e Mesme, ishin pikat kryesore të bisedës mes dy liderëve, ku në fund të takimit manjati u shpreh se shumë shpejt do të udhëtojë drejt Pekinit.

“Do të vij në Kinë, pranova ftesën e Jinping”, u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pikërisht gjatë këtij takimi Trump informoi Jinping edhe për aksionin që do të ndërmerrte duke bombarduar Sirinë.

Presidenti kinez u tregua i gatshëm për të vijuar më tej raportet SHBA-Kinë.

[gallery]21734[/gallery]
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane