Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se talibanët “mund” të përmbysin qeverinë e përkrahur nga perëndimi në Kabul, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.
Trump ka folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 6 mars, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me talibanët, me qëllim të dhënies fund të luftës 18-vjeçare në Afganistan.
I pyetur nëse një tërheqje eventuale amerikane nga Afganistani mund të rezultojë me përmbysje të qeverisë aktuale nga talibanët, presidenti ka thënë se “kjo nuk duhet të ndodhë mirëpo mund të ndodhë”.
“Fundja, shtetet duhet të kujdesen për veten e tyre. Ne nuk mund të qëndrojmë aty për 20 vjet tjera”, ka shtuar mes tjerash Trump.
Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar më 29 shkurt, një marrëveshje në Doha, që lejon forcat perëndimore të largohen nga ky shtet brenda 14 muajve, në këmbim të zbatimit të përkushtimeve nga talibanët, përfshirë edhe negociatat e këtyre të fundit me Qeverinë afgane.
Megjithatë, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka paralajmëruar se ai nuk është i gatshëm për të zbatuar një pikë të marrëveshjes, që parasheh lirimin e 5,000 talibanëve të burgosur.
Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001 duke larguar nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.
Nga ajo kohë, rreth 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve, së bashku me dhjetëra mijëra ushtarë afganë, luftëtarë ekstremistë dhe civilë./REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor 2024, 18:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor 2024, 16:06
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator 2024, 10:17
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht 2024, 19:12
-
Ish-këshilltari zbulon ‘pikat e errëta’: Putin e manipuloi Trump, ish-operatori i KGB luajti me egon dhe pasigurinë e ish-presidentit me lajka
21 Gusht 2024, 18:46
-
Parapagoi dy killera me 5 mijë USD për të vrarë Trump dhe këshilltarët e tij, kush është pakistanezi i arrestuar në SHBA! Kurthi që i ngriti FBI dhe planet e terroristit
8 Gusht 2024, 07:25
-
Trump reagon për çështjen e boksieres Imane Khelif: Me mua, burrat nuk do marrin pjesë në sportet e grave!
4 Gusht 2024, 10:24
-
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
20 Qershor 2024, 18:42
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor 2024, 19:44
-
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat
13 Qershor 2024, 22:11
-
Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan
11 Maj 2024, 12:55